Spanjë arrestohen 9 shqiptarë për kultivim kanabisi

Sic kam shkruar në një shkrim të mëparshëm shqiptarët masivisht po merren mekultivim kanabisi në ambjente të mbyllura, por edhe në terrene të hapura që nga Greqia në Angli, nga Belgjika në Spanjë, nga Italia në Holandë. Një bumi të tillë agjensitë ligjzbatuese të këtyre vendeve po i përgjigjen me masa antikanabis gjithnjë e më të rrepta.

Roja Civile (policia) spanjolle e stacionit të Bashkisë së Alcuescar-it (Caceres) në Rajonin e Estramadurrës arestoi 9 shtetas shqiptarë. Ata u arrestuan me akuzën e kultivimit të kanabisit. Bashkë me shqiptarët u arrestua edhe një shtetas spanjoll. Zbulimi i plantacionit të kanabisit u bë rastësisht nga ekipi i Televizionit spanjoll Stage 8 TV, që me helikopter po filmonte garën ciklistike Vuelta Espana. Kamera televizive nga helikopteri filmoi edhe “arën” me kanabis. Përvec bimëve të kanabisit në stade të ndryshme rritje u sekuestruan edhe sistem ujitjeje, cadra për fjetje të kultivuesve shqiptarë, pajisje për tharje dhe përpunim të kanabisit etj. U kapën 281 Kg. kanabis i përpunuar dhe u asgjësuan 22 000 bimë kanabisi. Nëse sasia e kapur e kanabisit do të shitej me pakicë, grupi i strukturuar kriminal do të fitonte rreth 14 milion euro.

Shefi i Rojes Civile (policisë) gjen/brigade Jose Luis Gomez u deklaroi gazetarëve se krimi i organizuar shqiptar po bëhet gjithnjë e më autoritar dhe agresiv në Spanjë. Këto banda të strukturuara kriminale shqiptare kanë përkrahje të fuqishme në atdheun e tyre me raste edhe mbështetje politike. Asgjësimi i plantacionit në Estramadurra është një goditje e fortë që Roja Civile u dha narkotrafikantëve shqiptarë. I kujtojmë lexuesit shqiptar, se gjen/brigade Gomez konsiderohet si gjenerali i hekurt në Rojen Civile. Ai deri një vit më parë komandonte policinë spanjolle në enklavën problematike të Ceutas në territorin maroken përballë Gjibraltarit.

Për më shumë në këtë link ka një video interesante të plantacionit të kanabisit, ku u arrestuan 9 shqiptarët. Linku:

 

GJERGJI THANASI/GAZETA IMPAKT

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne