Spanjë dhe Greqi: Reagime ndaj vendimit të Donald Trump

Shumë banorë të Greqisë dhe Spanjës, mes tyre institutet e myslimanëve dhe palestinezëve me banim në Greqi dhe shoqëria islame e Spanjës, kanë organizuar protesta ku dënuan vendimin e Amerikës për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul Mukades.

Sipas një njoftimi të agjencisë IRNA të lajmeve në Athinë dhe Madrid janë organizuar protesta kundër vendimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul Mukades dhe në këto protesta është djegur fotoja e peridentit amerikan Donald Trump. Disa nga sloganet e përdorura nga protestuesit në Spanjë dhe në Greqi janë: deri kur krerët e disa vendeve do të qëndrojnë në gjumë, Amerika vrasëse e popullit palestinez, Kodsi i përket botës islame dhe kombit palestinez, Amerika ka zbuluar më shumë se kurdoherë tjetër armiqësinë e saj me islamin dhe ummetin islame, Amerika vrasëse e popujve tanë. Protestuesit i kanë kërkuar Bashkësive Ndërkombëtare që të mos heshtë përballë armiqësisë që po tregohet ndaj myslimanëve dhe popullit palestinez. Shoqëria islame në Spanjë ditën e premte doli me një deklaratë ku shprehur mbështetjen, solidaritetin dhe ndihmën për myslimanët në përpjekjet për vendosjen e paqes dhe sigurisë. Trump ditën e mërkurë deklaroi se Uashingtoni, Jerusalemin e konsideron si kryeqytet të regjimit sionist dhe theksoi transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Bejtul Mukades. Ky veprim i Trump ngjalli irritimin e botës islame dhe arabe./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne