Spanjë, lëshohet verdikti i arrestimit të Netanjahut

Një gjykatë në Spanjë ka dhënë verdiktin për arrestimin e Beniamin Netanjahut, kryeministrit të regjimit sionist, për shkak të veprimit të sionistëve që sulmuan anijen Marvi Marmara në vitin 2010.

Gazeta britanike International Herald Tribune, njofton se gjykata spanjolle ka lëshuar verdiktin për arrestimin e Benaimin Netanjahut dhe 7 krerëve të tjerë të kabinetit të kaluar izraelit të cilët akuzohen për sulmin ndaj anijes turke Marvi Marmara. Këta persona në rast se futen në territorin spanjoll do të arrestohen menjëherë. Ndërkohë autoritetet e regjimit sionist kanë njoftuar se janë duke bashkëpunuar me autoritetet spanjolle për anulimin e këtij verdikti. Në vitin 2010 një grup aktivistësh paqësore u nisën me anijen Marvi Marma në drejtim të Gazës, por ata u sulmuan nga komandot e Izraelit të cilët vranë 10 persona dhe plagosën shumë të tjerë. Regjimi sionist në vitin 2006 ka vendosur bllokadë çnjerëzore kundër banorëve palestinezë të rripit të gazës, duke ndaluar futjen e ushqimeve, medikamenteve, lëndës djegëse, lëndëve të ndërtimit e shumë produkte të tjera për shkak të fitores së Hamasit në zgjedhje./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne