Bota

Spanjë, rreth 2 mijë persona evakuohen nga zjarret në Ishujt Kanare

Autoritetet në Ishujt Kanare të Spanjës konfirmuan se rreth 2.000 njerëz janë evakuuar për shkak të zjarri që ka shkatërruar më shumë se 500 hektarë që kur shpërtheu më pak se 24 orë më parë.

Të paktën 250 zjarrfikës, nëntë helikopterë dhe dy avionë janë angazhuar sot për të fikur flakët pranë qytetit Valleseco në ishullin Gran Canaria, në arkipelagun e Oqeanit Atlantik, tha qeveria provinciale në rrjetin social Twitter.

Zyrtarët theksojnë se zjarri “ka potencial të madh” për t’u përhapur dhe kanë urdhëruar evakuime në të paktën gjashtë qytete.

Ishulli pësoi një tjetër zjarr shkatërrues javën e kaluar.

Sipas agjencisë së motit AEMET, zjarret janë të zakonshme në Evropën Jugore gjatë muajve të nxehtë dhe të thatë të verës. Pothuajse gjysma e provincave të Spanjës janë në rrezik të lartë nga zjarret./AA

OPINIONE