Spartak Ngjela lavderon terroristet katolike qe sulmuan hidrocentralin turk te Mirdites

Spartak Ngjela lavdëron terroristët katolikë që sulmuan hidrocentralin turk të Mirditës

Ditën e djeshme dhjetra të rinjë katolikë në Mirëditë sulmuan dhe hoqën mozaikun Turk në hidrocentral ku shqyen dhe hodhën flamurin dhe stemën e tij.

Të rinjtë mirditorë, kryesisht të besimit katolik e kryen këtë veprim duke u nisur nga përkatësia fetare.

Përpos sjelljes jonormale të të rinjëve mirditorë ajo që ka habitur më shumë ka qenë reagimi i avokatit të njohur dhe kontrovers Spartak Ngjela.

Në publikimin e një videoje e cila tregon sulmin e të rinjë në një faqe në facebook, avokati Ngjela ka dhanë aprovimin e tij dhe labvdëruar ata për këtë sjellje.

Ngjela në komentin e tij i quan ata si shqiptarë shekullorë që nuk mund t’i pushtojë askush, duke e shoqëruar me një bravo… si respekt dhe mirënjohje për ata.

Komenti i Ngjelës ka ngjallur reagime të shumta ku shumica e tyre e kanë kundërshtuar këtë mbështetje të tij për sulmin ndaj mozaikut turk në hidrocentralin e mirëditës.

Komenti i Spartak Ngjela në facebook: “Bravo… këta janë shqiptarët shekullore që nuk i ka pushtuar asnjë pushtues… Respekt dhe mirënjohje…”/gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne