Shqiperia

Spastrim drejtorësh të paaftë në policinë e Elbasanit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, ka njoftuar gjatë një konference urgjente për mediat, shkrirjen e Drejtorisë së Policisë së Elbasanit, duke shkarkuar 12 drejtues. Shqiptarja.com mësoi më herët nga burime pranë Policisë së Shtetit, masat drastike në Policinë e Elbasanit. Kryepolici tha se blutë e Elbasanit kanë qenë të paaftë të luftojnë kriminalitetin në këtë qytet, ndërsa ngjarjen e 18 shtatorit, ku u godit automjeti i policisë nga “Audi” i blinduar i biznesmenit Petrit Çela, e cilësoi shokuese dhe cenim të rëndë të imazhit të Policisë.

Çako tha se ka komanduar në krye të policisë së Elbasanit, Altin Qaton, i cili aktualisht mban detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Rendit në Policië e Shtetit. “Ngjarja e Elbasanit ishte cënim i imazhit për punë e Policisë së Shtetit. Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standardeve profesionale por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të ankesave strukturat drejtuese dhe operues në drejtorinë vendore Elbasan ishin të paafta për menaxhimin e situatës së datës 12 shtator. Pamjet filmike ishin tronditëse, pamjet treguan paaftësinë e policisë. Policia e Elbasanit nuk ishte në lartësinë e duhur për një ngjarje të rëndë. Strukturat e policisë në Drejtorinë e Elbasanit janë treguar të paafta për të kontrolluar situatën e datës 18 shtator. Personat përgjegjës nuk janë vënë përpara përgjegjësisë. Në konstatim të shkeljeve të rënda kam urdhër 12 masa ndaj drejtuesve të policisë. Komandoj në krye të policisë së Elbasanit, Altin Qaton”, tha Çako.

Me urdhër të Çakos janë liruar nga detyra krerët e Policisë së Elbasanit, Arben Dashi, zv/drejtori Gjergji Oshafi, Shefi i Komisariatit, Zija Sula. Gjithashtu janë shkarkuar edhe të gjithë shefat e sektorëve dhe inspektorë në zonat ku kanë ndodhur ngjarjet.

Drejtuesit e shkarkuar në Policinë e Elbasanit: 

1. Lirimin nga kjo detyrë të Drejtorit të Policisë Vendorë Elbasan, Drejtues i Parë Arben Dashi dhe vënien në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , për emërimin e tij në një detyrë tjetër.

2 .Shkarkimin nga detyra të Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, Kryekomisar Gjergji Oshafi.

3. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Sula.

4. Shkarkimin nga detyra të Shefi I Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Kujtim Muça

5. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan,Kryekomisar Zija Sulaj.

6. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet e Rënda, N/Komisar Ervin Ballaci.

7. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, N/komisar Abedin Halilaj.

8. Shkarkimin nga detyra të Specialistëve për Krimet, N/Komisar Petrit Mustafa, N/komisar Klajdi Hoxha dhe N/komisar Gerald Agalliu.

9. Shkarkimin nga detyra të SPZ-së, Inspektor Gëzim Suli.

10. Përjashtim nga Policia e Shtetit për SPZ, Inspektor Ferdinand Balliu.

Deklarata e plotë e Drejtorit të Policisë së Elbasanit, Haki Çako: 

Rreth një muaj më parë, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit. Forcat e policisë, të angazhuara në një operacion kontrolli rutinë, u përballën me disa individë të dyshuar. Fatkeqësisht, forcat policore nuk ishin në lartësinë që kërkon detyra. Mosveprimi i tyre solli që të dyshuarit të largohen dhe kësisoj operacioni të dështonte. Pamjet filmike të operacionit të dështuar ishin gjithashtu tronditëse. 

Dëshmia që u përcoll në opinionin publik e forcave policore që vëzhgonin të dyshuarit teksa largoheshin, madje dhe goditeshin prej tyre pa marrë asnjë kundërpërgjigje, ishte shokuese. Policia e Shtetit është në shërbim dhe në mbrojtje të qytetarëve dhe misioni ynë është të transmetojmë siguri tek publiku. Fatkeqësisht, ngjarja e Elbasanit, ishte një cënim për imazhin dhe punën e Policisë së Shtetit. Në orët e para, fokusi ynë kryesor ishte stabilizimi i situatës. Por sigurisht, nuk mund të mos kryhej edhe një analizë e hollësishme e ngjarjes së ndodhur.

Pas hetimit të kryer nga Drejtoria e Standarteve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, por edhe duke vlerësuar raportin e detajuar të SHÇBA-së, është arritur në konkluzionin se strukturat drejtuese dhe operuese në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan janë treguar të paafta për të menaxhuar situatën e krijuar në datën 18 shtator 2017.

Me veprimet dhe akoma më keq me mosveprimet e tyre, situata është përshkallëzuar dhe personat përgjegjës për ngjarjen e rëndë nuk janë arrestuar dhe vendosur përpara drejtësisë në kohën e duhur. Ngjarja në fjalë tregon për një punë të dobët të kryer nga strukturat përgjegjëse në këtë drejtori në luftën kundër grupeve kriminale që kanë vepruar prej vitesh në qytetin e Elbasanit. 

Sigurisht kjo ngjarje kërkon nxjerrjen e përgjegjësive konkrete. Pikërisht prandaj, në konstatim të shkeljeve të rënda bazuar në Rregullorën e Policisë së Shtetit, kam urdhëruar masa disiplinore për 12 drejtues dhe punonjës të Policisë së Elbasanit, si më poshtë:

1. Lirimin nga kjo detyrë të Drejtorit të Policisë Vendorë Elbasan, Drejtues i Parë Arben Dashi dhe vënien në dispozicion të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit , për emërimin e tij në një detyrë tjetër.

2 .Shkarkimin nga detyra të Zv/Drejtorit të Policisë Vendore Elbasan, Kryekomisar Gjergji Oshafi.

3. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Sektorit për Krimet e Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Ilir Sula.

4. Shkarkimin nga detyra të Shefi I Rendit në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, Kryekomisar Kujtim Muça

5. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Komisariatit të Policisë Elbasan,Kryekomisar Zija Sulaj.

6. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet e Rënda, N/Komisar Ervin Ballaci.

7. Shkarkimin nga detyra të Shefit të Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Elbasan, N/komisar Abedin Halilaj.

8. Shkarkimin nga detyra të Specialistëve për Krimet, N/Komisar Petrit Mustafa, N/komisar Klajdi Hoxha dhe N/komisar Gerald Agalliu.

9. Shkarkimin nga detyra të SPZ-së, Inspektor Gëzim Suli.

10. Përjashtim nga Policia e Shtetit për SPZ, Inspektor Ferdinand Balliu.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan do t’i nënshtrohet një ristrukturimi nga themelet dhe do të godasë fort dhe deri në fund, për asgjësimin e çdo rrjeti kriminal në zonën e Elbasanit.

Për këtë arsye kam komanduar në krye të kësaj drejtorie një nga drejtuesit më të lartë të Policisë së Shtetit, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Drejtues i Lartë Altin Qato, i cili do të mbështetet nga një sërë specialistësh të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë së Shtetit, të caktuar në mbështetje të tij për drejtimin dhe menaxhimin e strukturave Vendore qoftë në planin e ristrukturimit të plotë, qoftë në planin e goditjes së elementeve kriminalë. 

Së fundmi, dëshiroj t’i drejtohem të gjithë qytetarëve: Kini besim të plotë tek Policia e Shtetit. Lëkundjet në misionin e saj janë nje fenomen që duhet mirëkuptuar si pjesë e një procesi reformimi e transformimi rrënjësor që ka nisur, por nuk ka mbaruar. Dhe më e rendesishmja është që asnjë lëkundje nuk do të tolerohet dhe asnjë shkak për lëkundje nuk do të anashkalohet, por do të adresohet me vendosmëri.

Policia e Shtetit është e vendosur për një luftë pa kompromis ndaj çdo shkelësi të ligjit, grupeve kriminale, apo çdokujt që cënon sigurinë dhe qetësinë e qytetarëve. Pas vendosjes në kontroll të plote të territorit dhe çrrënjosjes shembullore të kanabisit ka nisur faza e dytë: Goditja e grupeve kriminale dhe sekuestrimi i aseteve të tyre.

Deri tani jane sekuestruar rreth 35 milionë euro pasuri kriminale në periudhe 9 – mujore kohë, nje shifër rekord për Policinë e Shtetit. Kjo fazë ka vetem pak kohë që ka nisur dhe ne do të vazhdojmë goditjen e grupeve kriminale e të godasim bazën ekonomike të këtyre grupeve akoma më fort dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë ndërkombëtarë. 

Kjo është një betejë e gjatë, por ne jemi të vendosur ta çojmë deri në fund. Policia e Shtetit fton qytetarët të telefojnë falas në numrat 112 ose 129 për të denoncuar çdo shkelje të ligjit apo veprimtari kriminale, duke i garantuar për reagim të shpejtë dhe të ashpër në çdo rast.

Ne jemi në shërbimin tuaj!

OPINIONE