Spastrim i administratës nga të punësuarit e LSI në shtator

Kryeministri Edi Rama ka marrë në dorë listën me të gjithë zyrtarët e LSI, të cilët pritet që t’i largojë dhe shkarkojë nga administrata në shtator kur të fillojë nga puna qeveria “Rama2”.

Sipas gazetës “Sot”, në të gjitha institucionet janë bërë kontrolle të rrepta, ku në fokus kryesor kanë qenë dikasteret e LSI.

Mësohet se sapo të krijohet qeveria e re do të nisë tërmeti i shkarkimeve, i cili do të prekë 12 qarqet e vendit.

Gjithashtu bëhet me dije se në Tiranë, institucionet kryesore që do të preken nga furtuna janë Posta Shqiptare, Hipotekat, KESH, Drejtoria e Transportit Rrugor, Shëndeti Publik, Autoriteti Rrugor, Operatori i Sistemit të Shpërdarjes, Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare.

Po ashtu, në të gjitha ministritë që ka LSI, si e Transportit, e Bujqësisë, e Mjedisit dhe e Integrimit, do të nisë vala e shkarkimeve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne