Specialisti i sigurisë së lartë izraelite: Nuk jemi më të fuqishëm se Irani; kam kaluar shumë netë pa gjumë nga frika e Iranit

Ish-zëvendës kryetari i Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Izraelit, Eran Etzion ka paralajmëruar Tel Avivin se ‘nuk duhet të përballet ballë për ballë me Iranin’ dhe ka alarmuar se të dyja palët do të përplasen duke qënë se janë përfshirë në Siri.

Sipas asaj që ka trasmetuar gazeta Haaretz, Etzion është shprehur se “Në Siri po ndodhin gjëra dramatike. Për herë të parë ekziston një përplasje e drejtpërdrejtë mes Izraeliit dhe Iranit. Rreziku aktual që momentalisht të kemi një luftë të shumë formave të ndryshme në mënyrë të drejtpërdrejtë ka mundësi si asnjëherë më parë.”

Si rezultat i sulmit ajëror që organizoi Izraeli më 9 prill në bazën ajërore T-4 në rajonin Humus të Sirisë mbetën të vrarë më shumë se një dyzinë njerëzish ndër të cilët edhe 7 ushtarakë iranianë të cilët ndodheshin aty si këshilltarë. Edhe Irani nga ana tjetër ka kërcënuar se do ta ndëshkojë Izraelin kundrejt këtij sulmi.

Etzionështë shprehur se “KryeministriNetanyahu shprehet në mënyrë retorike se qëllimi ynë kryesor është që të largojmë prezencën iraniane nga Siria dhe çdokush i interesuar për këtë çështje përsërit të njëjtën gjë. Thënë në mënyrën më të shkurtër, ne nuk e kemi fuqinë që të arrijmë një qëllim të këtillë dhe këmbëngulja për të arritur një qëllim të këtillë rrit gjithnjë e më shumë mundësinë për t’u bërë pjesë e një lufte me iranianët, milicitë nën ndikueshmërinë iraniane, Hizbulllahut dhe ku është përfshirë edhe Turqia.”

Specialisti ushtarak, Etzion shprehet se “Ndërkohë që ende nuk kemi marrë përvojën e një lufte mes Izraelit dhe Hizbullahut as nuk dua që të imagjinoj një luftë të drejtpërdrejtë mes Iranit dhe Izraelit.”

Pyetjes se kush është më i fortë Irani apo Izraeli, Etzioni është shprehur se:

“Pyetja është sesi mund të matet fuqia. Ekziston një togfjalësh shumë i rëndësishëm si thellësia strategjike, edhe iranianët jo shumë kohë më parë, në një të shkuar të afërt, madje edhe në këtë përplasje e kanë përdorur një gjë të këtillë.”

“Një figurë e lartë zyrtare iraniane është shprehur se Irani duhet të tregohet i kujdesshëm duke qënë se nuk ka një thellësi strategjike. Për të parë thelbin e gjësë, duhet të shihni gjeografinë, demografinë dhe historinë. Izraeli ka fuqinë ushtarake, megjithatë Irani ka një gjeografi favorizuese dhe një popullësi prej 80 milionë banorëve që i përkasin një historia që shtrihet në mijëra vite. Ky është një qytetërim.”

Etzion ka kujtuar se kur bëheshin diskutime në lidhje me sulmet e mundshme të centralëve bërthamorë të Izraelit nga Irani, duke shenjuar vitet 2009-2013 ka theksuar se gjatë asaj kohe ndihej shumë i shqetësuar dhe se është marrë me këtë çështje edhe kur punonte një njësinë e Sigurisë Kombëtare edhe me Punët e Jashtme. Ka gjëra për të cilat nuk mund të flas, megjithatë po të ishte bashkëshortja ime këtu do t’ju tregonte sesa shumë netë kam kaluar pa gjumë. Kjo jo për arsye se mund të isha duke punuar në zyrë, nëse më duhet të them të vërtetën për arsye të shqetësimit të madh që kam ndjerë, është shprehur ai.

Burimi : Medya.Ş/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne