Sputnik: Rrjedha turke do t’ia forcojë më shumë pozicionin Turqisë

Realizimi i projektit për ndërtimin e gazsjellësit “Rrjedha Turke”, i cili gazin rus do ta transportojë në Evropë nëpërmjet Turqisë, është e rëndësishme, pasi do të rrisë sigurisë energjetike të Turqisë. Me fillimin e funksionimit të gazsjellësit vendet evropiane, kryesisht Greqia, do të bëjnë përpjekje për të zhvilluar një bashkëpunim më të ngushtë me Turqinë, për sa i takon çështjes së energjisë. Pasi në një të ardhme të afërt Greqia gazin mund ta sigurojë përmes Turqisë. Sipas specialistëve projekti i këtij gazsjellësi do të jetë një instrument që do të kontribuojë edhe në stabilitetin e marrëdhënieve politike Turqi-Evropë./ sputnik/ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne