Sputnik zbardh “planin” e UÇK-së në Kosovë: mund të përsëritet skenari i vitit 2004

Portali Sputnik ka publikuar një shkrim të gjatë ku thekson se “janë parashikuar sulme të ish-strukturave të UÇK-së në enklavat serbe në Kosovë”. Brankica Ristiç i referohet gjeneralit Momir Stojanoviç, ish- komandant operativ i trupave serbe në komandën e Prishtinës.

Gjenerali Stojanoviç, deklaron për Sputnik se “pas marrëveshjes së Kumanovës kur u vendos çarmatimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shumica e arsenalit luftarak serb u fshehën dhe ato u përdorën në vitin 2004 kundër fshatrave serbe.

Sipas të gjitha gjasave mund të ndodhë sërish i njëjti skenar”, thotë Stojanoviç për Sputnik.

Ky skenar ngjason pikërisht me kohën kur nisi edhe vala e parë e arrestimeve të krerëve të UÇK-së, kur në krye të Prokurorisë së Hagës ishte Carla del Ponte dhe kryeministër ishte sërish Ramush Haradinaj, i cili u akuzua për Krime Lufte. Sot sërish kryeministër është Ramush Haradinaj, i dalë i pafajshëm nga Gjykata e Hagës, por që rrezikohet vëllai i tij dhe shumë ish-krerë të UÇK-së nga Gjykata Speciale.

Në vitin 2004 nisi një valë dhune në enklavat serbe, ku u prishën edhe objekte fetare të cilat asnjëherë nuk u hetuan nga ndërkombëtarët. Në atë kohë Kosova nuk kishte institucione si sot, pasi ajo drejtohej nga UNMIK-u pra OKB-ja. President i Kosovës ishte Ibrahim Rugova dhe kryeministër Ramush Haradinaj.

Sputnik thekson më tej në shkrim se paralajmërimi i bërë nga Daut Haradinaj për “rikthimin e UÇK”-së, nuk është tjetër veçse një shembull i qartë se trazirat do të përsëriten. Gjenerali Stojanoviç, ish-komandanti i ushtrisë serbe në Kosovë, deklaron se ka gjasa që këto trazira të kontrollohen së largu nga ndërkombëtarët.

Krerët e UÇK-së kanë vizituar selinë e NATO-s që në vitet 1997-1998, kur quheshin ende terroristë.

Perëndimi kontrollon gjitçka në Kosovë, ai e bëri të pavarur dhe këtë herë, ai do ta lërë situatën të shpërthejë deri në një farë kufiri, pastaj do të ndërhyjë. I dinë mirë limitet ata”, thekson gjenerali serb, i cili parashikon një konflikt të përmasave të mëdha.

“Nëse dikush e ka zgjidhur krizën duke lënë pika të shumta të nxehta të pambyllura në një hapësirë ​​aq të vogël sa e jona, duket e ka bërë me qëllim.

Kjo mund të thotë se rreziku më i vogël mund të përshkallëzohet në një luftë të re. Kam përshtypjen se dikush me qëllim ka lënë kaq shumë çështje të pazgjidhura që ai gjithmonë mund të luajë në hartë për t’u dukur për të qetësuar situatën e komplikuar, thekson Stojanoviç.

Brankica Ristiç vijon më tej në analizën e saj, duke theksuar se SHBA do të “djegë” Ballkanin pikërisht për të mos lejuar influencën ruse në rajon.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne