Srebrenicë – Sot varrosen mbetjet mortore të 33 viktimave të identifikuar të gjenocidit

33 viktima të gjenocidit të Srebrenicës, që u përshkrua si tragjedia më e madhe njerëzore në Evropë pas Luftës së Dytë Botërore, ku u masakruan brutalisht të paktën 8 mijë 372 civilë boshnjakë, sot do të përcillen për në banesën e fundit.

Në ceremoninë e varrimit, që organizohet çdo vit më 11 korrik në varrezat monumentale në Potoçari, Turqia përfaqësohet nga ministri i Rinisë dhe Sportit, Mehmet Muharrem Kasapoglu.

Varrimi i 33 viktimave të gjenocidit të kryer më 11 korrik 1995 nga njësitë serbe në Srebrenicë në lindje të Bosnje-Hercegovinës, të cilët pas shumë vitesh u gjetën në varrezat masive, do të bëhet sot pasdite pas faljes së namazit të xhenazes.

Me varrimet e fundit numri i viktimave në varrezat monumentale në Potoçari doli në 6 mijë e 643.

Më i riu në mesin e 33 viktimave që do të varrosen sot është 16-vjeçari Osman Cvrk, ndërsa viktima më e moshuar është 82-vjeçarja Saha Cvrk./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress