Stamboll: Mijëra njerëz demonstrojnë në solidaritet me palestinezët lidhur me xhaminë Al-Aksa

Mijëra njerëz u mblodhën të dielën në një nga sheshet më të mëdha të Stambollit për të treguar solidaritet me palestinezët, lidhur me kufizimet e fundit izraelite në Xhaminë Al-Aksa në Jeruzalem.

Njerëzit u mblodhën në shesh në rrethin Yenikapi të Stambollit, që ndodhet në brigjet e Detit të Marmaras, duke mbajtur flamuj palestinezë dhe turq dhe duke kënduar sllogane në mbështetje të rezistencës palestineze.

Tubimi u organizua bashkarisht nga Fondacioni për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut dhe Ndihmë Humanitare (IHH), Konfederata e Sindikatave të Shërbimeve Publike (Memur-Sen) dhe Partia e vogël e krahut të djathtë, Saadet, së bashku me grupet dhe OJQ-të e tjera.

Izraeli ndezi zemëratë në të gjithë Bregun Perëndimor pasi instaloi detektorë metali dhe kamera sigurie në kompleksin e Xhamisë Al-Aksa pas një sulmi të 14 korrikut pranë Haram al-Sharif, i njohur për popullin hebre si Mali i Tempullit, gjatë së cilit persona të armatosur vranë dy policë.

Masa shkaktoi protesta në të gjithë botën muslimane pasi palestinezët refuzuan të hyjnë në xhami dhe u lutën në rrugët pranë kompleksit.

Në ditët pas instalimit të masave shpërthyen protesta dhe trazira vdekjeprurëse, me përleshje rreth kompleksit në Qytetin e Vjetër të Jeruzalemit, në Bregun e pushtuar Perëndimor dhe në Rripin e Gazës.

Shtatë palestinezë u vranë si pasojë e përleshjeve.

Qeveria izraelite hoqi detektorët të martën, dhe gjithashtu ç’instaloi kamerat.

Masa u mirëprit në të gjithë botën, ndërsa palestinezët mbajtën festime rreth Aksasë. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne