Stamboll – Përkujtohen dëshmorët e sulmit të Mavi Marmarasë

Fondacioni Humanitar i të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (IHH) me rastin e 8-vjetorit të sulmit të Izraelit ndaj anijes Mavi Marmara, në Stamboll organizoi një protestë me titull “Jerusalemi është kryeqyteti i myslimanëve”.

Protesta e filluar nga lagjja e Tunelit vazhdoi deri tek Liceu i Galatasarayit në Stamboll, ndërsa protestuesit hodhën slogane “Mallkuar qoftë Izraeli”, “Përshëndetje Palestinës, vazhdojmë me rezistencë”, “Izraeli vrastar të largohet nga Palestina”, “Mavi Marmaraja është krenaria e jonë” dhe “Xhamia Al-Aksa nuk është e vetmuar”.

Kryetari i IHH-së, Bulent Yildirim, në fjalën drejtuar turmës shprehu falënderime për pjesëmarrje në protesta në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit.

Duke e vënë në dukje se Izraeli është duke bërë përpjekje për ta rrënuar Xhaminë Al-Aksa, Yildirim tha: “Gaza është një mbrojtës i xhamisë së Al-Aksa, Gaza është roje e Jerusalemit. Kjo luftë do të vazhdojë derisa Jerusalemi të çlirohet”.

Gjatë protestave manifestuesit shpesh brohoritën emrat e 10 dëshmorëve të rënë në Mavi Marmara, ndërsa dhanë mesazhe solidariteti me Palestinën.

Flota e anijeve të nisura nga vendet e ndryshme me qëllim dërgimin e ndihmave humanitare që përbëhej nga anijet “Mavi Marmara”, “Sfendoni”, “Chalenger I”, “Eleftheri Mesogios”, “Gaze I” dhe “Defne Y” më 31.05.2010 ishte sulmuar në mënyrë të paligjshme nga njësitë speciale të Izraelit në ujërat ndërkombëtare.

Në këto sulme u martirizuan 10 persona dhe u plagosën 56 të tjerë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne