Stamboll: Rrëzohet helikopteri ushtarak, katër ushtarë të vdekur

Zyrtarët në Stamboll kanë deklaruar se katër ushtarë turq kanë vdekur dhe një tjetër është lënduar pasi një helikopter ushtarak u rrëzua në qendër të Stambollit. Thuhet se helikopteri ishte duke kryer fluturime stërvitëse, ndërsa shkaku i rrëzimit ende nuk është zbuluar.

“Të lënduarit i është ofruar trajtim mjekësor, ndërsa ka nisur një hetim për gjetjen e shkaktarit të këtij aksidenti”, tha njëri nga udhëheqësit e administratës së qytetit, Ali Yerlikaya. Pamjet tregojnë se helikopteri është rrëzuar në mes të një zone banimi në pjesën aziatike të qytetit.

Agjencia e lajmeve “Anadolu” tha se ekipet e emergjencës kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa pritet që më vonë vendin e aksidentit ta vizitojë edhe ministri i mbrojtjes, Hulusi Akar, shkruan “Reuters”

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne