Stambolli në mars mirëpret Samitin e 5-të Ndërkombëtar të Centraleve Bërthamore

Bëhet e ditur se në kuadër të Samitit të 5-të Ndërkombëtar të Centraleve Bërthamore me qëllim informimi do të mbahet mbledhja e punës me temë “Trajnimi i Stafit të Inspektimit Bërthamor”.

Sipas komunikatës së bërë nga komiteti organizativ i samitit në fjalë mbledhja e punës që do të mbahet në Stamboll më datat 6-7 mars në kuadër të Samitit dhe Panairit të 5-të Ndërkombëtar të Centraleve Bërthamore, synon njohjen me sistemin të stafit që do të punësohet në centralet bërthamore në Turqi.

Në komunikatë citohet edhe opinioni i kryetarit të Shoqatës së Inxhinierëve Bërthamorë dhe të Samitit të Centraleve Bërthamore, Erol Çubukçu, ku ai thotë se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada stafi, i cili nuk kalon këtë trajnim, nuk mund të punësohet në centralet bërthamore.

“Gjatë procesit të ndërtimit të një centrali bërthamor marrin pjesë afërsisht 1 mijë pjesëtarë nga stafi i inspektimit”, bëri të ditur Çubukçu, ndërsa shtoi se edhe stafi që do të punojë në centralet e Turqisë duhet të marrë këtë trajnim.

Pritet që në këtë samit, ku pjesëmarrës do të jenë edhe kompanitë që veprojnë në fushën e energjisë bërthamore, të marrin pjesë edhe një numër i madh i përfaqësuesve dhe ekspertë të këtij sektori./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne