Protestë kundër vendimit të SHBA-së për njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit u organizua sot para xhamisë së Stambollit, Fatih.
Siç njoftoi televizioni turk NTV, në protesta marrin pjesë një numër i madh i pjesëtarëve të organizatave të ndryshme joqeveritare.
Protestuesit brohorisnin “Izraeli vrasës, SHBA-ja aleat”, “Jerusalemi është krenaria e myslimanëve” dhe mbanin flamuj turq dhe palestinezë.
Në ndërkohë, autoritetet komunale në Stamboll çmontuan tabelat me mbiemrin e presidentit amerikan Donald Tramp në rajonin “Shishli Mexhidiekij” tek stacioni i metrosë, njofton Anadolia.
Në rajonin Shishli, në pjesën evropiane të Stambollit, është vendosur objekti 39-katësh, i cili përbëhet prej dy kullash të cilat e mbajnë emrin “Tramp tauers”, ndërsa në katet e poshtme është vendosur një qendër tregtare. Që t’ua lehtësojnë këmbësorëve, drejtoria e metrosë dhe komuna para disa vitesh vendosën tabela me shkrimin “QT Tramp”.
Gjithashtu, njëri prej nënkalimeve i cili çon drejt qendrës tregtare, gjithashtu, u emërua sipas presidentit amerikan.
Dje në mëngjes, qytetarët kanë vërejtur se emri i Trampit është zhdukur prej të gjitha tabelave.
Më 6 dhjetor, presidenti i SHBA-së publikoi se e njeh Jerusalemin kryeqytet të Jerusalemit dhe paralajmëroi fillimin e përgatitjes që atje të zhvendoset ambasada amerikane.
Statusi i Jerusalemit është një prej çështjeve kryesore në konfliktin palestinezo-izraelit.