“Standardi i dyfishtë” i BE-së në luftën kundër terrorizmit

Nga Yusuf Hatip

Pjesëmarrja e deputetëve gjermanë me leckat e PKK-së në qafë në seancën e Parlamentit federal të Gjermanisë të cilët kërkojnë ndalimin e menjëhershëm të operacionit “Dega e Ullirit” të ndërmarrë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë dhe deklaratat e liderëve të BE-së se “janë të shqetësuar” nga ky operacion ka sjellë sërish në rend dite “standardin e dyfishtë” të BE-së në luftën kundër terrorizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Qeveritë në Evropë ku qindra qytetarë të tyre kanë humbur jetën në sulmet terroriste kohën e fundit, kur bëhet fjalë për çështjen e PYD/PKK-së ata lujnë lojën “nuk kemi parë, nuk kemi dëgjuar, nuk e dimë”. Në njërën anë bëjnë sikur nuk shohin protestat dhe marshimet e përkrahësve të PYD/PKK-së në vende si Gjermania, Franca, Belgjika dhe Holanda dhe në anën tjetër janë indiferent në rolin e Turqisë në luftën kundër terrorizmit.

Shembulli i fundit i standardit të dyfishtë për çështjen në fjalë është pjesëmarrja e deputetëve gjermanë me leckat e PKK-së në qafë në seancën e Parlamentit federal dhe komentet e liderëve të BE-së që injorojnë qëllimin e operacionit “Dega e Ullirit”.

Edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan para vizitës së tij në Itali duke rikujtuar se PKK-ja është shpallur organizatë terroriste nga BE-ja dhe vendet anëtare të saj, deklaroi se “Evropa në njërën anë ka ndaluar këtë organizatë dhe në anën tjetër ka parlamentarë që fusin simbolet e saj në parlament”.

– Deklarata për Taner Kılıç e BE-së e cila për humbjet e civilëve në Turqi mbetur e heshtur

Zyra e zëdhënësit të Komisionit të BE-së ka lënë pa përgjigje pyetjen “rreth civilëve që kanë humbur jetën si pasojë e raketave të lëshuara nga rajonet nën kontrollin e PYD/PKK-së” e drejtuar kjo me shkrim nga gazetari i AA-së.

Ndërsa në anën tjetër BE-ja brenda të njëjtës ditë ka reaguar për ndalimet e kryera ndaj Unionit të Mjekëve Turq (TTB) dhe nxjerrjen e vendimit për riarrestimin e Taner Kılıç, kryetarit të Bordit të Amnesty International për Degën e Turqisë.

Kështu, në këtë mënyrë është zbuluar axhenda e vërtetë e BE-së e cila nuk reagon në luftën e Turqisë kundër terrorizmit.

– Deklarata e BE-së “jemi të shqetësuar”

Edhe Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, në një deklaratë të bërë ditët e kaluara tha se ishin shumë të shqetësuar në lidhje me operacionin “Dega e Ullirit”.

Duke theksuar se për operacionin ishin të shqetësuar për dy arsye, Mogherini ka thënë “Së pari, shkaqet njerëzore. Duhet të jemi të sigurtë për mbërritjen e ndihmave humanitare dhe që popullata civile nuk do të ndikohet nga operacioni. Gjithashtu duhet të jemi të sigurtë që operacioni ushtarak të jetë kundër DEASH-it. Ndërsa një tjetër arsye që më dërgon në shqetësim është se operacionet ushtarake mund të ndikojnë negativisht në vazhdimin e bisedimeve në Gjenevë”.

– “PKK nuk përbën kërcënim për Evropën”

Turqia reagoi ashpër ndaj deklaratës së bërë nga raportuesja e Parlamentit Europian (PE) për Turqinë, Kati Piri se “PKK-ja nuk përbën kërcënim për Evropën”.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy, në lidhje me këtë deklaratë tha se “Është e papranueshme që të jetë raportues për vendin tonë një person i cili nuk e sheh si kërcënim një nga organizatat terroriste që përbën kërcënimin më të madh për Turqinë”.

Pavarësisht se Piri më pas ka pretenduar se deklarata e saj është shtrembëruar, Turqia i ka dhënë përgjigjen se “është një përpjekje e pamjaftueshme dhe e vonuar për shkak se është bërë pas reagimit tonë”.

– Vendet e Evropës të heshtura ndaj veprimeve të PYD/PKK-së

Heshtja për përkrahësit e PYD/PKK-së që zhvillojnë protesta në të gjithë Evropën pasi Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” në Afrin tregon qartë standardin e dyfishtë që zbatohet.

Edhe pse mbështetësit e organizatës terroriste PKK, e cila është në listën terroriste të BE-së dhe të shteteve anëtare të saj, kanë kërcënuar për ditë me radhë sigurinë publike në hapësira të ndryshme në rrugë, kanë shkaktuar reagime pasi as nga policitë dhe as nga qeveritë nuk bëhet ndërhyrje.

Lideri i partisë Denk në Holandë, Tunahan Kuzu në një deklaratë për AA ka potencuar më parë se partitë politike në Holandë duhet të hapin sytë dhe të shikojnë të vërtetën.

“Përkrahësit e PKK-së dhe YPG-së po shkaktojnë tensione duke provokuar komunitetin që jeton në këtë vend si dhe me simbolet e organizatave terroriste në protestat që organizojnë. Heshtja e politikanëve duke e injoruar këtë, nuk është asgjë tjetër veçse pranimi i ngjarjeve që po ndodhin”, thekson Kuzu.

Ndërkohë në anën tjetër bëhet e ditur se sot në seancën e Asamblesë së Përgjithshme të PE-së në qytetin Strasburg të Francës do të diskutohet për operacionin “Dega e Ullirit” të ndërmarrë nga Turqia./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne