Statistikat e aksidenteve në Shqipëri, 79.6% për shkak të shpejtësisë tej normave

Dy aksidente të njëpasnjëshme janë shënuar paraditen e së hënës në autostradën Tiranë-Durrës. Në të parin janë përplasur 3 automjete me njëri-tjetrin, ndërkohë që, një tjetër mjet ka dalë nga rruga vetëm 1 kilometër larg aksidentit të parë.

Ndonëse Instituti Kombëtar i Statistikave ka deklaruar se numri i aksidenteve është ulur në muajin qershor po të krahasohet me një vit më parë, sërish ka drejtues automjetesh që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit.

INSTAT njoftoi se 79,6% të rasteve të aksidenteve rrugore në qershor të 2018-s kanë ndodhur për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit, të cilët tejkalojnë normën e lejuar të shpejtë shpejtësisë.

Aksidentet e mësipërme kanë ndodhur po ashtu për shkak të sjelljes së drejtuesit të mjetit. Fatmirësisht, në dy aksidentet e shënuara ditën e sotme në interval të njëjtë kohor, nuk ka të plagosur.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne