Statuti i politikës së re të Hamasit (teksti i plotë)

Në dokumentacionin e politikës së re, Hamasi ka theksuar se do të kërkohet çlirimi i plotë i të gjithë tokave të Palestinës, krijohet një shtet palestinez me kryeqytet Jerusalemin dhe kthimi i të gjithë refugjatëve.

Në dokumentacionin e politikës së re, Hamasi ka theksuar se do të kërkohet çlirimi i plotë i të gjithë tokave të Palestinës, krijohet një shtet palestinez me kryeqytet Jerusalemin dhe kthimi i të gjithë refugjatëve.

MEDIAELIRE- Në tekstin e plotë të dokumentaionit të statutit të politikës së re tëHamasit, të publikuarë nga televizioni El Meyadin gjenden të rreshtuara 41 nene:

Përkufizimi i Lëvizjes së Hamasit

1- Hamasi është një lëvizje e një organizimi islamik dhe palestinez. Qëllimi i Hamasit është të çlirojë Palestinën dhe të luftojë kundër projektit sionist. Autoriteti ynë është Islami.

Shteti i Palestinës

2- Territori i Palestinës, ashtu siç njihet nga historia, kufizohet nga lumi jordan në lindje, nga deti mesdhe në perëndim, në veri nga Ras el-Nakura dhe në jug nga er-Rashrash dhe është i plotë dhe i pandashëm. Dëbimi i popullit palestinez nga atdheu i tyre dhe shndërrimi i tyre në refugjatë si dhe krijimi i regjimit sionist nuk e sjell në gjendje nule ligjshmërinë e popullit palestinez mbi territoret e veta dhe kjo gjë nuk i njeh kurrësesi ligjshmëri regjimit të paligjshëm sionist..

3- Palestina është një tokë e begatë dhe e shenjtë arabe dhe Islame dhe mbart një vend të veçantë në zemrën e çdo arabi dhe çdo myslimani.

Populli Palestinez

4- Palestinezët, qoftë ata që janë dëbuar nga atdheu i tyre, qoftë ata që ende qëndrojnë aty janë qytetarë arabë që kanë pasur vendbanimin e tyre të përhershëm në Palestinë deri në vitin 1948. Pas kësaj date, çdokush që ka lindur brenda territoreve të Palestinës, ose jashtë territoreve të saj dhe që e ka babain me origjinë arabo-palestineze konsiderohet të jetë një palestinez.

5- Identiteti palestinez është një cilësi që kalon nga babi tek fëmija e tij. Fakti që vetë palestinezët mnd të gëzojnë shtetësinë nga vende të tjera, nuk i privon ata ka identiteti i tyre palestinez dhe nga të drejtat që i lindin atyre nga ky identitet.

6- Populli palestinez është një popull i përbërë nga të gjithë bijtë e tij brenda dhe jashtë vendit me përkatësi nga të gjithë fetë, kulturat dhe prirjet e ndryshme politike.

Islami dhe Palestina

7- Palestina gëzon një vend të veçantë në zemrën e arabëve dhe të gjithë myslimanëve në botë. Jeruzalemi është kibla e parë e myslimanëve dhe njihet si vendi nga ku i dërguari (s.a.s) u ngrit për të kryer miraxhin. Ky është vendi ku ka lindur profeti Isa Mesih (a.s). Në Palestinë prehen eshtrat e shumë të dërguarve, shoqëruesve të tyre dhe të mijëra muxhahednëve.

8- Hamasi e pranon Islamin në të gjithë kohët dhe format e tij me juridiksionin dhe frymën e moderuar. Hamas beson se Islami është një fe e paqes që promovon paqen, se të gjithë besimet e tjera mund të jetojnë nën hijen e kësaj feje në siguri, ashtu siç mund të jetojnë të githë bashkë në këtë model në Palestinë.

9- Hamas beson se mesazhi i Islamit është ‘e drejta, drejtësia, liria dhe nderi’; dhe se përcjell mesazhin se çdo verpim dashakeqës është i ndaluar dhe se duhen gjykuar keqbërësit. Islami është kundër çdo radikalizmi dhe fanatizmi fetar dhe tekfirxhi. Besimtarët duhet t’i mbrojnë të viktimizuarit dhe duhet të luftojnë kundër keqbërësve, duhet të mbrojnë kombin, nderin dhe shenjtërinë e tyre dhe të sakrifikojnë për t’i promovuar ato.

Jerusalemi

10- Jeruzalemi është kryeqyteti i Palestinës. Ai mbart një rëndësi të veçantë në aspektin fetar, historik dhe tradicional. Ndërsa gjëja më e shenjtë atje, për të gjithë Islamin dhe për popullsinë palestineze është xhamia, Mesxhidi Aksa dhe popullin palestinez, arab dhe të gjithë myslimanët në botë kanë të drejtën e pandryshueshme mbi të. Nuk do të hidhet asnjë hap në kundërshtim me këtë. Përpjekjet e regjimit sionist për ta shndërruar këtë të vërtetë, fllimisht me hebraizimin dhe me ndërtimin e vendbanimeve hebreje nuk kanë arritur asnjë sukses.

Refugjatët kanë të drejtën e kthimit

11- Çështja palestineze është një çështje e një shteti të pushtuar dhe një populli të shndërruar në një popullsi refugjate. E drejta e popullit palestinez refugjat për t’u kthyer në vendin e tij është një e drejtë natyrore dhe nuk mund të bëhet asnjë kompromis mbi këtë të drejtë.

12- Hamasi refuzon që të pranojë çdo plan të propozuar për të injoruar çështjen ee refugjatëve. Ne besojmë se kompesimi më i duhur që ata meritojnë është që t’u jepet e drejta që ata të kthehen në vendin e tyre.

Projekti Sionist

13- Projekti sionist është një projekt armiqësor dhe racist i mbështetur mbi shkatërrimin e të gjithë të drejtave të të tjerëve dhe regjimi sionist është një mjet që përdoret për të përmbushur këtë projekt.

14- Projekti sionist nuk ka në shenjestër vetëm popullin palestinez, ai është një armik edhe për popujt e tjerë arabë dhe myslimanë. Ai është një rrezik i vërtetë për sigurinë ndërkombëtare.

15- Hamasi përqafon këndvështrimin se Hebraizmi si fe nuk është e njëjtë me projektin sionist dhe me regjimin sionist. Lufta kundër projektit sionnist nuk është një luftë që bëhet për shkak të përkatësisë së tyre fetare hebraike. Lufta e Hamasit nuk është kundër hebrenjve por është kundër sionistëve pushtuesë dhe të dhunshëm.

16- Hamasi refuzon që të bëhet ndonjë lloj torture ndaj çdo njeriu dhe dhunimi dhe kufizimi i çdo të drejte të njeriut për shkak të përkatësisë së tyre fetare dhe etnike. Ne besojmë se problematika e hebraizmit nuk lidhet me historinë e arabëve dhe myslimanëve, është e lidhur me historinë e Evropës dhe me armiqësitë dhe masakrave që janë kryer kundrejt hebrenjve. Lëvizja sioniste, që ka dalë në dritë si një kundërpërgjigje ndaj armiqësisë së krijuar ndaj hebraizmit, me anë të mbështetjes së merr nga imperializmi perëndimor ka krijuar mundësinë e pushtimit të Palestinës. Pushtimi është një precedent i rrezikshëm dhe kështu do të duhet shpërbërja e gjithë Palestinës.

Qëndrimi dhe zgjidhja politike kundrejt pushtimit

17- Deklarata Balfour, plani i OKB-së për Palestinën dhe vendime të tjera të ngjashme si dhe krijimi i vetë Izraelit janë thelbëisht perëndimore dhe që bien ndesh me të drejtat dhe vullnetin e popullit palestinez me vullnet të popullsisë myslimane, me të drejtat e njeriut, me ligjet e së drejtës ndërkombëtare dhe me të drejtën e vetëvendosjes.

18- Hmasi nuk do ta pranojë kurrë ligjshmërinë e regjimit sionist. Pushtimi që i është bërë Palestinës, ndërtimi i vendbanimeve dhe hebraizimi i vendit janë lëvizje perëndimore.

19- Nuk do të lihet asnjë hije nga vetë territoret e Palestinës. Hamasi nuk do të pranojë asnjë alternativë tjetër veçse të çlirohen të gjitha territoret e Palestinës nga lumenjtë deri në brigjet e detit mesdhe. Krijimi i një shteti palestinez me kryëeqytet Jeruzalemin, si ai i vitit 1967, kthimi i refugjatëve në vendin e tyre është një formulë e pranuar nga e gjithë aleanca kombëtare dhe kjo gjë do të thotë se Izraeli nuk do të njihet si shtet.

20- Hamasi nuk pranon të bëhet pjesë e asnjë plani apo marrëveshjeje që kërkon të zhdukë çështjen palestineze dhe injorimin e të drejtave të popullit palestinez. Çdo alternativë për zgjidhjen e çështjes palestineze nuk duhet të dëmtojë në asnjë moment këto të drejta.

21- Hamasi thekson faktin që nuk ka pranuar asnjë plan zgjidhjeje që përfshin masakrimin e popullit palestinez, pushtimin e territoreve dhe shndërrimin e popullsisë në një popullsi refugjate dhe se e njeh të drejtën e rezistencës dhe luftës për arritjen e çlirimit të Palestinës si një të drejtë.

Çlirimi i Palestinës dhe Rezistenca

22- Çlirimi i Palestinës është një detyrë e çdo palestinezi, arabi dhe myslimani.

23- Përdorimi i çdo mjeti rezistent kundër regjimit pushtues është një e drejtë e përligjur nga të gjithë fetë dhe të ligjë ligjet e ndërkombëtarëve. Në qendër të këtyre mjeteve qëndron edhe rezistenca e armatosur. Rezistenca e armatosur është një zgjedhje strategjike për mbrojtjen e territoreve.

24- Hamasi refuzon që të godasë rezistencën dhe pjesën e saj të armatosur dhe se është i vetëdijshëm se zhvillimi i mjeteve dhe armëve të rezistencës është një e drejtë që e gëzon populli palestinez.

Rendi Politik

28- Hamasi këmbëngul në faktin se Palestina duhet të ndërtojë institucione dhe komisionet e nevojshme për të përmbushur dy themelet e një demokracie të shëndoshë të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

29- Hamasi shpall se është tërsisht kundër marrëveshjes së Oslos dhe çdo vendimi të dalë duke rrjedhur prej kësaj marrëveshjeje.

30 Hamasi ka theksuar sse roli i Qeverisë përfaqësuese palestineze është që t’i shërbejë popullit palestinez të mbrojë të drejtat e tij dhe të mbajë sigurinë e vendit.

31- Hamasi thekson se është e rëndësishme që populli palestinez të marrë vendime të pavarura she të qëndrojë larg varësisë nga ndërkombëtarët dhe se popujt arabë dhe popujt myslimanë duhet të rikujtojnë përgjegjësinë e tyre për çlirimin e Palestinës.

32- Grupime të ndryshme shoqërore që luajnë një rol në realizimin e qëllimeve kombëtare janë grupime të rëndësishme në periudhën e organizimit të planit të rezistencës për të ndërtuar shoqërinë dhe për të çliruar Palestinën.

33- Roli i gruas palestineze është një shtyllë thelbësore për të ndërtuar të tashmen dhe të ardhen. Gruaja ka pasur gjithmonë rolin e saj në historinë palestineze dhe ka qënë thelbësisht e rëndësishme në çlirimin Palestinës.

Populli arab dhe mysliman

34- Hamas beson se i gjithë populli mysliman me gjithë ndasitë mes tyre duhet të qëndrojnë të bashkuarë dhe të qëndrojnë larg përçarjeve.

35- Hamas beson se çështja palestineze është një çështje thelbësore për popullin arab dhe gjithë myslimanët.

36- Hamas beson se duhet bashkëpunojë me të gjithë shtetet që mbështesin Palestinën. Hamasi refuzon që të ndërhyjë në punët e brendshme të shteteve, në përplasjet dhe konfliktet e brendshme të shtetit. Ne jemi të gatshëm të ndërtojmë dialog për të krijuar marrëdhënie të shëndetshme me të gjithë shtetet në botë, veçanërisht me vendet arabe dhe islamike.

Dimensioni humanitar dhe ndërkombëtar

37- Çështja palestineze është një çështje humanitare dhe ndërkombëtare. Ndihma ndaj dhe mbështetja e kësaj çëshjeje është një detyrë njerëzore.

38- Çlirimi i palestinës është një hap i ligjshëm si në aspektin ligjor ashtu edhe njerëzor. Vetëvendosja është një e drejtë natyrore e çdo kombi.

39- Hamas beson se është duke bashkëpunuar me shtetet në botë dhe popujt e tyre duke u fokusuar në respektimin e vullnetit të kombit, drejtësisë dhe lirisë.

40- Hamasi përshëndet qëndrimin e të gjithë shteteve dhe organizatave që i njohin të drejtat e popullit palestinez dhe dënon qëndrimin e të gjithë atyre që mbështesin regjimin sionist dhe injorojnë të gjitha krimet e këtij regjimi.

41- Hamasi i refuzon të gjitha përpjekjet për të kontrolluar popujt myslimanë dhe popujt e tjerë dhe dënon çdo skllavërim dhe keqbërje të imperializmit në botë.

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne