Stefan Lindquist, prifti suedez që gëzon mbështetjen e myslimanëve të mbarë botës

Prifti suedez, Stefan Lindquist, që rreth 2 javë më parë u bë mjaft popullor në rrjetet sociale më një postim mbi bujarinë e myslimanëve, ka marrë mesazhe mbështetjeje nga shumë vende të botës duke përfshirë edhe Shqipërinë.

Muajin e kaluar, Lindquist bëri nga llogaria e tij në “Facebook” një postim ironik të titulluar “Sa të rrezikshëm janë myslimanët”, për të ndërgjegjësuar suedezët mbi dashurinë dhe dhembshurinë e një pjese të madhe të myslimanëve, postim ky që u shoqërua me komente pozitive në shumë vende.

Nën titullin “Postimi i Stefanit përgëzohet në Turqi dhe Shqipëri”, televizioni shtetëror suedez, “SVT”, transmetoi një lajm që u prit me interes të lartë në tërë botën.

Duke folur në lidhje me pëlqimet e shumta në botë për postimin e tij dhe mesazhet mbështetëse, prifti suedez tha se ndihet shumë i lumtur që shkrimi i tij pozitiv për myslimanët është përhapur në botë dhe është përgëzuar sidomos nga Shqipëria, Turqia, Rusia dhe bota arabe.

Ai njoftoi se postimi i tij ka marrë mbi 21 mijë pëlqime në median sociale dhe është shpërndarë pesë mijë herë.

“Përgjithësisht mora mesazhe pozitive dhe vlerësuese. Megjithatë kishte edhe mesazhe negative”, shtoi Lindquist.

Stefan Lindquist bëri me dije se ka marrë oferta nga shumë shtete për të shpjeguar idetë e tij në lidhje me Islamin, por nuk i ka pranuar ato dhe ka vendosur që opinionet e tij për myslimanët të vazhdojë t’i transmetojë nëpërmjet medias sociale./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne