“Sterilizimi” po hetohet nga SPAK, Rama: Nuk është vjedhje, ju kanë gënjyer derrat!

Kryeministri Edi Rama, ka bërë një status në rrjetet sociale, ku i shpjegon qytetarëve se PPP-të nuk janë vjedhje, siç u kanë thënë analistët dhe opozita, por janë zgjidhje të mrekullueshme në dobi të tyre.

Ai ndalet konkretisht tek koncesioni i sterilizimit, i cili është aktualisht nën hetim nga SPAK, për shkak të kostove të tij të larta.  Në fakt, kryeministri nuk ndalet aspak tek kostot, por për ta ilustruar mesazhin e tij, për dobinë e PPP-ve, Rama poston një foto, se si ishte shërbimi dje dhe si është sot, duke luajtur me imazhet.

Rama thotë se populli është mashtuar nga derrat e kënaqur.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë me justifkimet dhe shpjegimet e liderit dhe drejtuesit e OSBE-së, për sterilizimin, që po hetohet aktualisht nga SPAK.

Ndoshta do të ishte e udhës që kryeministri të mos prononcohet për këtë koncesion, derisa të përfundojnë hetimet e SPAK, për të mos ngritur dyshime se ai po intimidon drejtësinë, njëlloj siç bën me gjyqtarët, kur deklaron se do të fitojë të 60 gjyqet që ka hapur me gazetarët, politikanët dhe së fundmi edhe me Ramush Haradinajn.

/TPZ

Statusi i plotë i Edi Ramës:

JU KANË RROKANISUR KOKËN ME DOKRRAT SHURDHUESE për PPP-të (Partneritetet Publike Privat) dhe e keni dëgjuar shpesh edhe “koncesionin e sterilizimit”, si një gjynah të madh të kësaj qeverie të poshtër, POR E VËRTETA ËSHTË se deri dje (dhe DJE jo 30 a 50 vjet më parë, po dje fare pak vite më parë) mjerë kush shtrihej në një sallë operacioni, se i’a hapnin barkun me pinca të kohës së dashurisë shqiptaro kineze, mbuluar me çarçafë të “sterilizuar” për të larë gojën, në operacione që këtu në Shqipërinë tonë pasoheshin me një nga përqindjet më të larta të infeksioneve post-operatore në planet🤮

Ndërsa sot, falë PPP-së së instrumentave mjekësorë dhe sterilizimit, përqindja e infeksioneve post-operatore ka rënë në përqindjen normale të mesatares europiane, si REZULTAT i INVESTIMIT PRIVAT që ka garantuar instrumenta mjekësorë të cilësisë së lartë dhe sterilizim të standarteve europiane👍

Ju kanë kërdisur papushim me tam-tamin se PPP-të janë paratë tuaja që i dhurohen privatit, POR JO GËNJEJNË SI DERRAT E KNAQUN TË MIGJENIT🤮

NË PARTNERITETET PUBLIK PRIVAT JANË PARATË E PRIVATIT QË INVESTOHEN PËR SHËRBIME SHUMË MË TË MIRA PËR JU, ndërsa shteti i’a shlyen privatit me këste në vite ato para dhe kur janë shlyer të gjitha, INVESTIMET KTHEHEN NË PRONË E SHTETIT😊

Ju besoni kë të doni e çfarë të doni, po ËSHTË E SIGURTË SE NËSE DO TË JU DUHET TË BËNI NJË NDËRHYRJE KIRURGJIKALE FALË PPP-së, NUK DO TË HIQNI TË KËQIAT E MËDHA QË HOQËN PËR DEKADA qytetarët e prekur nga infeksionet post-operatore (të cilat janë vetëm një prej disa të mirave të këtij Partneriteti Publik Privat).

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne