Rajoni

Sterjovski: Qeveria të nënshkruajë dhe ratifikojë Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare

Në seancën parlamentare e datës 2 korrik 2020, deputeti dhe kryetari i partisë Aleanca e Maqedonasve për Integrimin Europian, AMIE, Vasil Sterjovski, i kërkoi Qeverisë të nënshkruajë dhe ratifikojë Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare.

Inkurajojmë Qeverinë të nënshkruaj dhe ratifikojë dokumentin kryesor evropian që mbron dhe promovon gjuhët rajonale dhe ato minoritare, Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare duke përmbushur kështu rekomandimet e Komitetit Këshillëdhënës të Konventës Kuadër për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare por edhe raportet e progresit të Këshillit Evropian, tha Sterjovski. Vuri në dukje se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor që aspirojnë të anëtarësohen në Bashkimin Evropian janë të detyruara të miratojnë standarte specifike për mbrojtjen e minoriteteve të cilat janë të formuluara në politikën e zgjerimit të BE-së si dhe në procesin e stabilizim-asociimit.

Këto vende i nënshtrohen një sër kushtesh përsa i përket politikës së tyre ndaj minoriteteve duke marrë përsipër detyrimin e harmonizimit të legjislacionit vendor me atë të BE-së. Një nga kushtet për të avancuar me tejë me anëtarësimin e tyre në BE është nënshkrimi i Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare, theksoi ai. Shtoi se Shqipëria është i vetmi shtet i rajonit, anëtar i Këshillit të Evropës, që nuk ka nënshkruar Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare.

Të gjitha opinionet e Komitetit Këshillëdhënës të Konventës Kuadër për Mbrojtejen e Pakicave Kombëtare por edhe raportet e progresit të Këshillit Evropian identifikojnë një numër mangësish në lidhje me të drejtën e minoriteteve në Shqipëri për të komunikuar me autoritet qeveritare edhe lokale në gjuhët e tyre, si dhe në lidhje me shfaqjen e emrave të vendeve, të rrugëve dhe të treguesve të tjer topografikë në gjuhët e minoriteteve, nënvizoi Sterjovski.

Kujtoi se në Planin Kombëtar për Marrëveshjen e Stabilizim Asocimin 2012-2015 ka qënë i përfshirë propozimi i Komitetit të Minoriteteve për nënshkrimin nga ana e Qeverisë të Kartës Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare, gjë që deri më sot nuk është bërë./vesnik-ilinden

OPINIONE

INTERVISTA