Stërvitje të përbashkëta midis Iranit dhe Omanit në ngushticën e Hormuzit

Forcat detare të Republikës Islamike të Iranit dhe Omanit kanë nisur stërvitjet e përbashkëta në pjesët lindore të ngushticës së Hormuzit dhe në pjesën veriore të Oqeanit Indian.

Komandanti i marinës iraniane admiral Habibollah Sajari u tha gazetarëve të hënën se Republika Islamike dhe Omani kryejnë e stërvitje të përbashkëta për çdo vit, duke shtuar se të dy vendet kanë treguar gatishmëri për të bashkëpunuar në avancimin e mëtejshëm të forcave detare. Ai vuri në dukje se tre anijet dhe një helikopter po marrin pjesë në stërvitje, të cilat synojnë të vendosin sigurinë në rajon. Ndërkaq nënadmiral Hosein Azad, tha të shtunën se një flotë anijesh të vogla iraniane, të përbëra nga shkatërruesi Sabalan, luftanija logjistike Lavan dhe një bartës helikopterësh, janë nisur nga Irani për në Oman për të marrë pjesë në stërvitje të përbashkëta me vendin arab. Ai shtoi se është e domosdoshme për të përmirësuar sigurinë në ujërat jugore të Iranit dhe Oqeanin Indian./ PT

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne