Steve Bannon: Presidenti Trump tërhiqet nga lider të fuqishëm si Erdogani

Steve Bannon, ish-kryekëshilltar i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se kreu i Shtëpisë së Bardhë tërhiqet nga liderë të fuqishëm si Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

I ftuar për të mbajtur një fjalim në Konferencën Institucionale të CNBC-së për Investitorët Alfa, Steve Bannon ka shpjeguar se kush janë liderët që i pëlqejnë më shumë Presidentit Trump dhe cila është arsyeja.

“Trumpi pëlqen Erdoganin, Presidentin e Kinës, Xi Jinping dhe gjithashtu Kryetarin e Shtetit të Rusisë, Vladimir Putin. Sepse Trumpi pëlqen liderët e fuqishëm. Ai pëlqen liderët që prioritet kanë vendin e tyre, që avancojnë në këtë drejtim, nacionalistë dhe që s’u kushtojnë fort rëndësi fjalëve që thonë të tjerët”, është shprehur ai.

Duke nënvizuar se Donald Trumpi ka simpati të veçantë për liderët që vendosin shtetit e tyre mbi gjithçka tjetër, nacionalistë dhe karakter të fortë, Bannon ka tërhequr vëmendjen se presidenti amerikan tërhiqet nga liderë, personalitete dhe karaktere të fuqishme si Erdogani./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne