Stoltenberg bëri të ditur se hetimet në lidhje me incidentin gjatë stërvitjes vazhdojnë ende

NATO-ja bëri të ditur se hetimet në lidhje me ngjarjet që ndodhën gjatë stërvitjes së organizuar në Norvegji më datat 8-17 nëntor, ku si objektiv janë marrë Presidenti, Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) dhe themeluesi i Turqisë, Mustafa Kemal Ataturk, vazhdojnë ende.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka siguruar Turqinë se incidenti që përfshin një zyrtar civil norvegjez, i cili përshkroi Presidentin turk si një “bashkëpunëtor të armikut” gjatë një stërvitjeje në Norvegji, nuk do të ndodhë më.

Duke e bërë të ditur se zyrtarët e NATO-s janë duke bërë hetime të detajuara në lidhmë me ngjarjen, Sekretari Stoltenberg tha: “Tani jam duke parë edhe procedurat për t’u siguruar që diçka e tillë të mos përsëritet më. Gjatë fundjavës i bëra një telefonatë Presidentit Erdoan prej të cilit kërkova falje për ngjarjen. Unë e informova se NATO-ja është vënë në veprim menjëherë në lidhje me përgjegjësit e ngjarjes në Norvegji”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne