Stoltenberg: Turqia mbron kufijtë e NATO-s

ekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha se nuk duhet harruar që asnjë nga anëtarët e Aleancës nuk lufton aq shumë sa Turqia me sulmet terroriste.

“Turqia po luan një rol kyç në mbrojtjen e kufijve të NATO-s”,- tha Stolteberg.

Jens Stoltenberg iu përgjigj pyetjeve të deputetëve në mbledhjen e komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin e Holandës.

Turqia duhet mirëkuptuar,- theksoi Stoltenberg,- duke tërhequr vëmendjen në luftën që po bën ajo kundër terrorizmit.

“Ne nuk duhet të harrojmë që asnjë vend i NATO-s nuk përballet kaq shumë me sulme terroriste. Turqia po luan një rol kyç në mbrojtjen e kufijve të NATO-s. Turqia është një aleati ynë shumë i rëndësishëm”,- tha Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Pas kësaj mbledhjeje Stoltenberg kaloi në rezidencën e Kryeministrit të Holandës, Mark Rutte, ku pas takimit mbajti edhe një konferencë të përbashkët shtypi. Një gazetar grek e pyeti Stoltenbergun se çfarë mendonte për tensionin ndërmjet Turqisë dhe Greqisë.

“Të dyja vendet janë aleatë të vlefshëm dhe si fqinj që janë duhet të bisedojnë dhe shkojnë mirë me njëri-tjetrin. Jam i kënaqur që ata po bisedojnë mes tyre. Nuk do të ishte e dobishme ndërhyrja jonë si NATO në një situatë të tillë. Problemet duhet ti zgjidhin vetë”,- iu përgjigj Stoltenberg pyetjes së gazetarit grek./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne