STOP! Hiqni duart nga fëmijët

Një nga shfaqjet më të shëmtuara të kësaj fushate është përdorimi i fëmijëve për të mbledhur vota. Nuk është hera e parë që shohim politikanë që rrokin fëmijët në krahë sa për të bërë një foto dhe për të shpërndarë më pas në rrjetet sociale e në media. Ajo ç’ka bie në sy është se është kthyer në fenomen. Frymëzuesi duket se është Edi Rama. Në profilet e tij në Instagram dhe Facebook janë me qindra foto me fëmijë të mitur gjatë kësaj fushate elektorale.

I kujtojmë Kryeministrit, se të bitit, Zahos, deri tani i kemi parë vetëm shpinën. Ai heziton të na e paraqesë të birin, ndërsa nuk ka asnjë hezitim për fëmijët e botës duke cenuar kështu haptazi ligjet ndërkombëtare për privatësinë dhe të drejtat e fëmijëve.

Në cilin vend të botës ndodh që të fotografosh apo filmosh fëmijët dhe të publikosh imazhet e tyre pa lejen e prindërve përveçse në Shqipëri dhe pikërisht nga politikanët.

Ku ndodh që fëmijët të jenë dekor i fushatave elektorale?!

Dhe nuk është i vetmi Kryeministri, atë e kopjojnë keqas edhe Erion Veliaj apo Armando Subashi i Fierit, i cili së fundi ka gjetur tre djem të mitur në rrugë dhe ka shkrepur një foto me dy gishtat lart.

  

Po kështu edhe Ilir Meta dhe Ben Blushi kanë bërë pjesë të fushatës së tyre fëmijë të mitur. Janë edhe shumë të tjerë që janë përfshirë në këtë abuzim të paskrupullt.

Boll më!!! Boll u tallët me dritën e syve, të atyre që i rrisin fëmijët me kaq mundim për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike dhe kaosit ku e keni zhytur vendin. Lërini fëmijët në botën e tyre.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne