Bota

Strategjia e ndryshueshme e rezistencës për Bregun Perëndimor

Zhvillimet e fundit po bëhen shkak për komentime se edhe Hamasi, edhe Irani po ndjekin një politik më aktive dhe më të hapur në Bregun Perëndimor.

Ngjarjet e fundit në Bregun Perëndimor po japin përshtypjen se grupet e rezistencës po ndryshojnë strategjinë e Bregut Perëndimor. P.sh. Hamasi ndjek një politik më ndryshe në këtë rajon krahasuar me vitet e kaluara.

Deri më tani, Hamasi nuk ka pasur një rol të dukshëm aktiv në ngjarjet në Bregun Perëndimor. P.sh. nuk është realizuar një operacion ku morrën pjesë drejtërdrejt pjestarët e Hamasit, në krizat e tilla siq ishin detektorët metalik vitin e kaluar që u vendosën në hyrje të xhamisë al-Aksa apo shpallja e Jeruzalemit si kryeqytet I Izraelit nga presidenti amerikan, Donald Trump, edhe nëse bëhet thirrje nga ushtria në intifadë të armatosur. Por vetëm i’u është përmend emri si planifikues në disa operacione.

Por, deklarat e bëra pas operacionit të zhvilluar me 9 janar, pranë stacionit policor Havat Gilad dhe që rezultoi me vdekjen e një Rabini, tregojnë se strategjia e Hamasit ka ndryshuar. Zëdhënësi i Hamasit, Sami Ebu Zuhri ka bërë deklarata shumë të ashpra lidhur me synimin e ushtarëve dhe policëve të regjimit izraelit, për shtëpinë e Ahmed Xherrar, i cili e zhvilloi operacionin. Ebu Zuhri, faktin që Izraeli ka kaq shumë informacione të sakta, e lidhi me bashkëpunimin Fetihut dhe regjimit izraelit dhe deklaroi se ka shumë qeli të ngjashme në Bregun Perëndimor.

Kjo deklaratë po komentohet si shenjë se tashmë Hamasi do të ekzistojë në këtë fushë edhe në Bregun Perëndimor.

Si arsyje më e rëndësishme për ndryshimin e strategjisë së Hamasit është fakti se pajtimi kombëtar nuk shfaqet në horizont me Fetihun. Prandaj, Hamasi tashmë po ndjek rrugën e vet në Bregun Perëndimor. Në vend të një qasjeje paqësore që nuk i hynë në punë Fetihut kundër pushtimit, i jep popullit palestinez si alternativë luftën e armatosur. Të krye të operacioneve të ushtrisë në Bregun Perëndimor shfaqet emri Mahir Ubejd.

Në anën tjetër, po komentohet se kohëve të fundit po shtohen aktivitetet e Iranit në Bregun Perëndimor. Së fundmi, si dëshmi për këtë është një qeli e operacionit e shpërndarë me 3 janar në El Halit. Raportohet se çelia e operacionit të udhëhequr nga një palestinez i quajtur Muhamed Maharma, ishte pregatitur të veproj kundër Izraelit. Sipas raportit të shtypit izraelit, Maharma ishte një agjent i punësuar dhe i trajnuar nga Irani.

Aktivitetet e Iranit në Bregun Perëndimor shkaktuan reagime të ndryshme nga grupe të ndryshme. Zyrtarët nga qeveria palestineze e panë subjektin si ndërhyrje në punët e brendshme. Ose u pretendua se Palestina ishte e pavarur nga zhvillimet dhe rivalitetet rajonale dhe se është e pamundur që Irani të bëjë një gjë të tillë.

Ndërsa qeveria e Hamasit nuk kundërshton as aktivitetet e Iranit në Bregun Perëndimor, e as bashkëpunimin e Iranit me Hamasin. Në ditët që kaluam, kryetari i Byrosë Politike të Hamasit, Ismail Hamiye i shkroi letër udhëheqësit të Revolucionit Islamik të Iranit, Seyid Ali Hamaneyit dhe e falënderoi atë për mbështetjen e dhënë për çështjen palestineze. Përveq kësaj, pas shpalljes së Jeruzalemit si kryeqytet i Izraelit nga Trump, dërgimi i mesazheve mbështetëse për Hamasin dhe udhëheqësit e Xhihadit Islamik, nga Komandanti i Ushtrisë së Jeruzalemit, Kasim Sylejmani, është interpretuar vetëm si një tjetër tregues i bashkëpunimit midis palëve.

Në anën tjetër, edhe gazeta El Ceride e botuar në Kuvajt, shkruante se Sylejmani dëshironte të mbledhte antarë edhe të Hamasit, edhe të Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor. Dhe kjo është shprehur si përpjekje e Iranit për të krijuar një front të ri të armatosur kundër Izraelit, në Bregun Perëndimor.

Burimi : Kudüs Haber/ ML