Strategjia e re e Amerikës në Siri

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për një strategji të re të SHBA në Siri.

Sipas uebsajtit Al Ahed, duke cituar sajtin amerikan Daily, ekipi i Donald Trump, president i SHBA ka hartuar një strategji të re sa i përket çështjes së Sirisë dhe sipas këtyre informacioneve, si pjesë e kësaj strategjie është edhe pajtimi i këtij grupi për vazhdimin e qeverisjes së Bashar Asad në Siri. Sipas këtij raporti, këshilltarët e Trump, Jared Kushner, dhëndër i presidentit amerikan dhe Michael Flynn, ish këshilltar i sigurisë kombëtare të SHBA, muaj më parë kishin filluar pëprjekjet e tyre për forcimin e bashkëpunimit me Rusinë në Siri. Daily thekson se qëllimi i strategjisë së re amerikane në Siri është mposhtja e grupit terrorist ISIS dhe koordinimi me Rusinë për të mos u përballur ose për uljen e tensioneve midis fuqive të mëdha në Siri./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne