Strategjia e re e Amerikës për Sirinë dhe Pozicioni i Turqisë

Nga Alptekin Dursunoğlu

Strategjia e re e Amerikën për Sirinë që u publikua më 14 nëntor të vitit 2017 ka bërë të qartë se mbështetet në ndryshimin e qenshmërisë së Sirisë që prej 30 shtatorit të vitit 2015, gjë që është konfirmuar më 14 janar 2018.

E vërteta e Sirisë që prej 30 shtatorit të vitit 2015 që ka ndërtuar Rusia, Irani, Siria dhe Hizbullahu është kjo:

E ardhmja e Sirisë nuk do të strukturohet sipas pritshmërive të SHBA-së dhe të aleatëve të saj, por sipas projektimit të Damasut dhe të aleatëve të tij.

Data 14 nëntor e vitit 2017 shënon ditën kur SHBA-ja bëri me dije se edhe pas shkatërrimit të ISIS-it do të qëndrojë në Siri[1]; ndërkohë 14 janari 2018 shënon datën kur SHBA-ja bëri me dije se do të ndërtojë një ‘shtet të deleguar’[2]në Siri për të cilën do të ndrtojë ‘Forcën e Sigurisë Kufitare.’[3]

Këto dy data që japin detaje në lidhje me strategjinë e re amerikane në lidhje me Sirinë si dhe

përbëjnë një pikë kthese për historinë e Sirisë.

***

3 strategjitë amerikane për Sirinë

Delarata që bëri Sekretari i Mbrojtes, James Mattis, i njohur me pseudonimin se ‘qenit të Jeruzalemit’[4] në 14 nëntor ka qënë një reflektim i strategjisësë tretë që ka ndjekur Uashingtoni që prej vitit 2011 deri më tani.

Strategjia e parë e Uashingtonit është deklaruar për herë të parëme anë të deklaratës së presidentit të asaj kohe të SHBA-së, Barack Obama më 18 gusht të vitit 2011, ku i bëhej thirrje presidencës së Sirisë që të tërhiqej.

Amerika, duke u mbështetur në këtë strategji ku përfshihej rrëzimi i regjimit të Sirisë, në bashkëpunim me gjithë aleatët e saj filloi një luftë të deleguarë në Siri në vitin 2013.

Sulmi kimik që u bë në Gutan Lindore më 21 gusht të vitit 2013 la të kuptonte se lufta e deleguarë që Amerika ishte duke drejtuar për dy vite rresht kishte dalë nga kontrolli i SHBA-së.

Amerika, duke qënë se në këtë sulm gjeti gjurmë që indikonin se këtu kishin lënëshenja edhe aleatë të saj që po e shtynin të për të ndërhyrë drejtpërdrejt në luftë, në vend që të ndëshkonte Damaskun për shkak të sulmit kimik që e ka cilësuar si ‘vijën e kuqe’ zgjodhi që ta linte në pritje strategjinë e rrëzimit të regjimit.

Amerika, e cila në vitin 2013 ishte fokusuar në rimarrjen e kontrollit të luftës së deleguar që i kishte dalë nga kontrolli, në qershor të vitit 2014 pasi e vërtetoi se nuk kishte alternativë tjetër përveç ISIS-it dhe Nusra nëse vend të qeverisë së Damaskut hoqi dorë përfundimisht nga objektiva e tyre për të rrëzuar regjimin.

Strategjia që nga viti 2011 deri në vitin 2013 kishte qëllimin e ‘ndryshimit të regjimit’, më 11 shtator të vitit 2014[5] ndryshoi në objektivin e ‘luftës kundër ISIS-it.’

Roli i jashtëligjshëm i Amerikës që u përligj për hir të ISIS-it

Strategjia ‘lufta kundër ISIS-it’ i dha Amerikës të drejtën që të hynte përsëri në Irak pasi ishte detyruar që të tërhiqej me çdo ushtar në vitin 2011 dhe mundësinë për të hyrë në Siri që nuk

kishte mundur të hynte asnjëherë.

Amerika, e cila për rindërhyrjen në Irak nuk ka pasur problematika ligjore duke qënë se ka marrë miratimin nga Bagdati, ka refuzuar të koordinohet me Damaskun në “luftën kundër terrorizmit” duke marrë përsipër që të bënte një ndërhyrje të jashtëligjshme në Siri.

Ndërkohë, Damasku dhe aleatët e tij duke u nisur nga fakti se Amerika e kishte vënë titullin e ndërhyrjes së saj si ‘lufta kundër terrorizmit’ dhe jo lufta kundër Sirisë, kanë vendosur ta injorojnë faktin se prezenca ushtarake amerikane ka qënë e jashtëligjshme.

Prova e vetme që mund ta shpëtojë Amerikën për rolin e jashtëligjshëm që ka luajtur me ndërhyrjen ushtarake në Siri është ‘lufta kundër terrorizmit’, ndërkohë që siguria e vetme është shprehja e John Kerry-it se kjo luftëështë me ‘aspirata të gjata.’[6]

Uashingtoni, ndoshta duke u nisur edhe nga ajo që sipas shprehjes së ish sekretarit të mbrojtjes amerikane, Leon Panettakjo luftë parashikohet të zgjasë ’30 vite’ nuk ka parë asnjë problematikë që ta justifikojë prezencën ushtarake të tij me pretendimin e luftës kundër ISIS-it.

Në të vërtetë, Amerika duke përdorur një justifikim të këtillë e ka vënë të ardhmen e rolit të ushtarëve të saj në dorën e zhvillimeve të jashtme dhe nuk varen më nga vendimi amerikan.

Amerika, e cila ishte entuziasmuar se do të mund të përzgjaste prezencën e saj në Siri dhe Irak për të paktën 30 vite me pretekstin e ISIS-it, u përball me mesazhin e Bagdatit, Damaskut, Teheranit dhe Moskës “tashmë mund të largohesh” pasi arritën ta shuanin ISIS-in në vetëm tre vite.

Rreziku se mund të kthehet në alternativën e luftës kundër Sirisë

Pikërisht për këtë arsye, 14 nëntori ka shënuar një moment shumë të rëndësishëm edhe për prezencën ushtarake të Amerikës dhe për të ardhmen e Sirisë.

Sepse Amerika, duke bërë me dije se nuk do t’i tërhiqte trupat ushtarake nga Siria derisa të arrihej “një zgjidhje diplomatike në Gjenevë”, tashmë mori përsëri në dorë të drejtën për të marrë vendimin e saj në lidhje me prezencën ushtarake në Siri duke mos u varur më nga faktorë të jashtëm.

Nga ana tjetër, me anë të kësaj deklarate i ka dhënë një mesazh edhe botës së jashtme: ‘Pavarësisht se nuk mundëm ta arrinim qëllimin e ndryshimit të regjimit, ende kam fuqinë që të sabotoj çdo zgjidhje që nuk do të na kënaqë në lidhje me zgjidhjen e problemit në Siri.’

Drejt zgjidhjes që garandon ruajtjen e plotë të territoreve siriane me procesin e Astanas

Në fushën ushtarake, fitoret që kanë arritur ushtria siriane dhe aleatët e saj në një vit të vetëm; ndërsa në fushën politike, procesi Astana ku ka marrë pjesë Rusia, Irani dhe Turqia po afrohen gjithnjë e më shumë drejt një zgjidhje që garandon unitetin e territoreve të Sirisë.

Me anë të procesit të Astanas që krijoi themelet e ruajtjes së unitetit të territoreve të Sirisë janë arritur këto fitore që po çojnë drejt kësaj rruge.

– Me përfshirjen e Turqisë në procesin Astana u arrit të bëhej ndarja mes grupimeve të armatosura ‘më moderne’ nga grupimet e armatosura terroriste.

– U shpëtua Aleppo, kryeqyteti ekonomik i vendit.

– Si rezultat i planit të krijimit të zonave pa konflikt u bë e mundur që grupimet e armatosura të klasifikuara si ‘moderne’ të mbaheshin larg konflikteve; kështu ishte më e lehtë për ushtrinë siriane dhe aleatët e saj që të dallonin grupimet terroriste dhe të luftonin kundër tyre.

– Pothuajse 470 kilometra tëkufirit libanez janë spastruar nga grupimet e armatosura.

– Pjesa më e madhe e territoreve që përzgjaten në kufirin me Irakun dhe me Jordaninë janë marrë përsëri nën kontrollin e qeverisë.

– Ndarja e ‘të moderuarve’ nga ‘terroristët’ në procesin Astana që ishin bashkuar nga Turqia dhe Arabia Saudite në vitin 2015 nën emrin e Ushtrisë Fatih krijoi mundësitë të qeveria të rimerrte përsëri kontrollin në territoret e Idlibit qëështë në kufi me Izraelin.

– Ushtria siriane dhe aleatët e saj, që deri në fund të muajit dhjetor të vitit 2017 arritën të marrin kontrollin e gjithë territoreve të ISIS-it; menjëherë në hyrje të vitit 2018 filloi të bënte presion mbi grupimet e armatosura në Idlib, periferitë e Damaskut si dhe në Kunejtra.

Arsyet e shqetësimeve për Amerikën dhe Izraelin

Fillimi i një procesi për formësimin e një zgjidheje që garanton sovranitetin kombëtar dhe integritetin territorial të Sirisë përbën një shqetësim të drejtpërdrejtë për Amerikën dhe për

Izraelin si dhe një shqetësim të tërthorë për Turqinë.

Përgatitja e procesit politik që do të vendosë në lidhje me të ardhmen e Sirisë nëSoçi në vend tëGjenevës si dhe prezenca ushtarake gjithënjë e më shumë në rritje e Iranit dhe Hizbullahut në Siri janë ndër faktorët e tjerë që kanë shqetësuar Amerikën dhe Izraelin.

‘Gjuha e Turqisë’ si dhe ‘situata e kësaj gjuhe’

Shqetësimi i Turqisë buron nga fakti se zemra dhe arma, apo gjuha e përdorur dhe situata e kësaj gjuhe bien ndesh me njëra-tjetrën.

Ankaraja me zemër mbështet unitetin e territoreve të Sirisë; megjithatë nga ana tjetër me armë në dorë po lufton që Damasku të humbë gjithnjë e më shumë territore nga kontrolli i tij.

Kur bëhet fjalë për Afrinin dhe për kurdët dëgjon fjalën e zemrës; kur bëhet fjalë për Idlibin dhe ‘xhihadistët’ mbështetet nëarmën e saj.

Për shembull, kur bëhet fjalë për PDK-në dhe YPG-në i ankohet në këtë mënyrë Amerikës “Nuk bëhet aleancë e këtillë, nuk mund të ndërtohet një strategji e këtillë”; megjithatë nga ana tjetër del kundër Damaskut duke u treguar sërisht të gatshëm që të jenë në një pozicion me Amerikën dhe shprehen “Ne si Turqi me gjithë sinqeritetin tonë dëshirojnë që politikat tona rajonale t’i kemi në vijë të drejtë me politikat e Amerikës. Megjithatë kjo nuk mund të nodhë vetëm me vullnetin tona.”[8]

E akuzon Amerikën se në bashkëpunim me PYD-në po mundohet të shpërbëjë Sirinë; megjithatë nga ana tjetër akuzon presidencën siriane si terroriste sepse po lufton për të mbrojtur unitetin territorial të shtetit të tij.[9]

Mjetet amerikane të sabotimit

Ky limit i Turqisë që është ndikuar më së shumti nga këto zhvllime në Siri, e ka lehtësuar edhe më shumë përpjekjen e Amerikës për të sabotuar zgjidhjen e konfliktit në mënyrë që Siria të ruajë unitetin e saj territorial.

Këto janë mjetet që po përdor Amerika për të sabotuar proceset e gjetjes së zgjidhjeve që garantojnë unitetin territorial të Sirisë:

1- Marrëdhëniet me PYD-në: PYD-ja kërkon një status jo më të ulët sesa autonomia, ajo ka një

forcë ushtarake të fuqishme dhe të organizuarë. PYD-ja e sheh Amerikën si palë që mund ta mbrojë kundrejt Turqisë dhe që mund të garantojë kërkesën e tyre për autonomi; megjithatë ende vazhdon marrëdhëniet me Damaskut dhe me Rusinë.

Marrëdhëniet me PYD-në e parandalojnë atë që të kalojë në anën e Damaskut dhe të Rusisë, kështu i jep shansin Amerikës që të sabotojë çdo alternativë që mund të mundësojë ruajtjen e unitetit territorial të Sirisë.

2- Marrëdhëniet me Turqinë: Pavarësisht se Ankaraja e kundërshton me forcë marrëdhënien e Amerikës me kurdët, duket se është gjithnjë e gatshme të dalë kundër Damaskut. Nga ana tjetër, në një moment të këtillë kur zemërimi i Turqisë ka arritur majat, rreziku më i madh kundrejt marrëdhënieve mes Amerikës dhe PYD-sëështë i kufizuar me Afrinin. Ndërkohë, Amerika, duke u shprehur se ‘Afrinin nuk është pjesë e operacionit amerikan’[10] ka bërë të qartë se i intereson vetëm lindja e Eufratit dhe se nuk i interesojnë kërcënimet e Turqisë në lidhje me Afrinin.

Për më tepër, pavarësisht zemërimit ndaj Amerikës për shkak të marrëdhënieve që ka me PYD-në, edhe Turqia është duke bërë me Idlibin dhe grupimet e armatosura që gjenden rreth e rrotull të njëjtën gjë që bën Amerika me PYD-në në Siri, pra krijimin e ‘mini-shteteve të deleguara’ që nuk janë nën kontrollin e Damaskut.

Për ta përmbledhur, Amerika është e vetëdijshme se nëse do ta ndajë Sirinë mund të mbështetet tek PYD-ja, nëse do ta shkatërrojë Sirinë mund të gjejë Turqinë të gatshme në krahun e saj.

Qëlllimet e strategjisë së re amerikane për Sirinë

Sipas deklaratave që ka dhënë përgjegjësi për koordinimin e politikave për Sirinë të SHBA-së shpërbërjes së ISIS-it, David Satterfield Amerika ka dy qëllime në politikën e saj të re për Sirinë:

1- “Duke punuar në bashkëpunim me ’YPG/PYD, të krijohet njëmodel i qeverisjes vendore që pretendohet të bëhet shembull për të gjithë Sirinë.” Pra, tezën e ‘konfederatës demokratike’ të PYD-së ta parashtrojë në Gjenevë si një model zgjidhjeje në Siri.

‘Zyra e Marrëdhënieve me Publikun të Koalicionit’ nën udhëheqjen e Amerikës e ka vërtetuar këtë qëllim ku bëri me dije më 14 janar të vitit 2018 se do të krijonin ‘Forcën e Sigurisë Kufitare.’

Katër ditë më vonë edhe Uashingtoni ka përvetësuar togfjalëshin ‘Forca e Sigurisë Kufitare’[11] ka theksuar se do të vazhdojë të trajnojë ‘forcat vendase’ dhe ka treguar se qëllimi i krijimit të ‘qeverisë së deleguarë’është i përkohshëm.

Edhe nëse i quajmë‘Forca e Sigurisë Kufitare’ edhe nëse i quajmë ‘forcat vendase’ është mëse e qartë se Amerika me mbështetjen e saj i ka dhënë këtyre forcave detyrën që të vazhdojnë t’i ruajnë kontrollin në një pjesë të Sirisë.

Me përshkrimin që i ka dhënëRyan Dillon, ‘qeveria e deleguarë’ që dëshiron të krijojë Amerika përfshin ‘Si fillim territoret që gjenden mes veriut të Ebu Kemalit dhe bregut lindor të Lumit të Eufratit si dhe territoret në Luginën e Eufratit të Mesëm.’

‘Qeveria e deleguarë’ në mundësinë maksimale mund t’i mundësojë Amerikës që të ndajë Sirinë, në mundësinë më të keqe do të rrisë mundësitë e fuqisë negociuese të Amerikës kundër Damaskut dhe aleatëve të tij në përcaktimin e të ardhmes së Sirisë.

2- “Përdorimin e forcave të armatosura kurde që planifikon t’i fuqizojë edhe më shumë t’i përdorë në të ardhmen kundër Iranit si dhe organizatave të milicive bashkëpunuese.”[12]

Oferta që i ka bërë amerikanëve delegacioni i Ushtrisë së Lirë Siriane që ndodhet nën ndikueshmërinë e Turqisë tregon se mund të ketë edhe alternativa të tjera me mjete të ndryshme për strategjinë e re amerikane.

Oferta e Ushtrisë së Lirë Siriane “Për sa kohë ka një nevojë të këtillë në Uashington, ne jemi forca më me ndikueshmëri që mund ta bëjmë punën e ndalimit të Iranit. Për këtë arsye duhet të rifillohet programi i pezulluar trajno-furnizo”[13]nuk ka krijuar ndonjë entuziazëm të amerikanët për të provuar diçka që tashmë e kishin provuar më parë.

Megjithatë, Amerika e ka deklaruar në mënyrë zyrtare këtë qëllim brenda politikës së re siriane nëpërmjet deklaratës së Sekretarit të Shtetit, Rex Tillerson ku është shprehur se “Qëllimi kryesor i politikës së SHBA-së për Sirinë është që të minimizojë ndikueshmërinë e Iranit.”[14]

Përfundimi

Në strategjinë e re të Amerikës për Sirinë është projekutar një Siri me unitet të rrënuar territorial dhe me një autoritet qëndror të dobësuar.

Me deklaratën e 14 nëntorit të vitit 2017 vërtetohet se Amerika nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga Siria derisa tëarrijë të sjellë në jetë këtë projekt.

‘Mini-shteti i deleguar’ në lindje të Eufratit do ta sjellë krisjen e unitetit të territorit të Sirisë dhe duket se do të shndërrohet në një mjet për tëbërë të përhershëm ndërhyrjen e Amerikës në Siri.

Pavarësisht gjithë ankesave që ka kundër Amerikës, Turqia duket se përsëri është mbështetëse e strategjisë së re amerikane për Sirinë duke marrë parasysh se po kërkon që në Ulëtësirën e Eufratit, nëIdlib dhe tashmë edhe nëAfrin të krijojë ‘mini-shtete të deleguara.’

Nga njëra anë Rusia dhe Irani po i neglizhojnë operacionet e Turqisë në Eufrat dhe në Afrin në mënyrë që ta mbajnë brenda procesit të Astanas, nga ana tjetër Amerika po e toleron se nuk i sheh këto zona brenda ineresave të saj.

Këto kushte janë më shumë në favor të Amerikës duke qënë se pas koalicionit nacionalist të politikës së brendshme të Turqisë ka kontribuar në projektin e prishjen së unitetin unitetit të territorit sirian.

Fakti qëzemra e Ankarasëështë në Astana, por arma i ndodhet në mbështetje të Uashingtonit duket qartë se është duke dëmtuar projektin e Sirisë që garanton unitetin e territoreve të projektuar nga Moska, Teherani dhe Damasku.

Megjithatë kushtet e tryezës së bisedimeve ku fliten këto projekte përgatiten në terrenin ushtarak. Për këtë arsye, duke parë se cila palë ka ndryshuar në favorin e saj me shpejtësi arenën ushtarake që prej 30 shtatorit të vitit 2015 është e mundur që të parashikojmë edhe të ardhmen politike të Sirisë.

Në periudhën kur strategjia e ndryshimit të regjimit në Siri ishte ende i mundshëm, antari më i zjarrtë i Grupit të Miqve ishte Turqia dhe tashmë të paktën zemrën e ka në Astana, gjë që ka ardhur si rezultat i fitoreve ushtarake që kanë shënuar Moska, Teherani dhe Damasku që prej 30 shtatorit të vitit 2015.

Kalimi jo vetëm i zemrës po edhe i armës së Turqisë në anën e procesit të Astanës do të përshpejtojë më shumë arrijten në një zgjidhje që garanton unitetin territorial të Sirisë; mos ndryshimi i situatës nuk e ndalon këtë proces vetëm sa e ngadalëson.

[1] Habertürk, 14 Nëntor 2017. Jim Mattis deklaron vendimin e SHBA-së: Nuk do të tërhiqemi

nga Siria http://www.haberturk.com/jim-mattis-abd-nin-kararini-acikladi-suriye-den-cekilmeyecegiz-1713180

[2] Elijah J. Magnier, Jerusalem News. 18 Janar 2018. “Shteti i ri i deleguar i SHBA-së” Sa kohë mund të mbijetojë në Siri?http://kudushaber.com.tr/abdnin-yeni-vekil-devleti-suriyede-ne-kadar-yasar-_d4924.html

[3] BBC 14 Janar 2018. SHBA-ja në bashkëpunim me SDG-në po krijon forcë mbrojtëse kufijtare në kufinjtë e Turqisë dhe Irakuthttp://www.bbc.com/turkce/haberler-dunya-42682708

[4] BBC, 2 Dhjetor 2016. Kush është James Mattis që Trumpi e ka zgjedhur si ‘qenin e Jeruzalemit’ për Pentagonin? http://www.bbc.com/turkce/haberler-dunya-38179918

[5] Al-Xhazira. 11 Shtator 2014. Obama deklaron strategjinë në luftën kundër ISIS-ithttp://www.aljazeera.com.tr/haber/obama-isidle-mucadele-stratejisini-acikladi

[6] DW. 2 Qershor 2015. ‘Lufta me ISIS-in mund të zgjasë me vite’ http://www.dw.com/tr/i%C5%9Fidle-sava%C5%9F-y%C4%B1llar-s%C3%BCrebilir/a-18493002

[7] Sabah. 8 Tetor 2014. Lufta me ISIS-in mund të zgjasë 30 vite https://www.sabah.com.tr/dunya/2014/10/08/isid-ile-savas-30-yil-surebilir

[8] Hürriyet. 13 Janar 2018. Presidenti Erdoğan; Nëse nuk gjenden keqbërësit për një jave, do të shohin si do ta shkatërrojmë vendin http://www.hurriyet.com.tr/cumhurbaskani-erdogan-capulculari-bir-haftayi-40708969

[9] Hürriyet. 27 Dhjetor 2017. Presidenti Erdoğan: Esedi është një terrorist http://www.hurriyet.com.tr/son-dakika-cumhurbaskani-erdogan-esed-bir-terorist-40691792

[10] TRT News. 16 Janar 2018. Zëdhënësi i Koalicionit Dillon: Afrini nuk është në kompetencat tona operacionale http://www.trthaber.com/haber/dunya/koalisyon-sozcusu-dillon-afrin-operasyon-alanimiz-degil-346735.html

[11] BBC. 18 Janar 2018 Deklarata e Pentagonit për Sirinë: Nuk do të krijojmë një ushtri apo një forcë të re kufitare. http://www.bbc.com/turkce/haberler-turkiye-42727711

[12] Habertürk. 15 Janar 2018. Në senatin e SHBA-së është folur në lidhje me Turqinë dhe me Sirinë Veriorehttp://www.haberturk.com/yazarlar/serdar-turgut-2025/1796559-abd-senatosunda-turkiye-ve-kuzey-suriye-konusuldu

[13] Habertürk, 19 Janar 2018. Ushtria e Lirë Siriane i bën thirrje për bashkëpunim SHBA-së http://www.haberturk.com/yazarlar/serdar-turgut-2025/1802583-osodan-abdye-isbirligi-cagrisi#

[14] BBC 18 Janar 2018. Seretari Amerikan i Shtetit, Tillerson: Nuk do krijojmë forcë sigurie në kufirin e Sirisë http://www.bbc.com/turkce/haberler-dunya-42726323

Burimi : Yakın Doğu Haber/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne