Strategjia e re ushtarake e Izraelit kundër Hezbollahut

Sipas analistit ushtarak të gazetës Haaretz, Amos Harel regjimi izraelit kërkon që të përmbysë të gjithë rendin në Liban. Megjithatë, cila do të jetë përgjigja e Hizbullahut kundrejt kësaj? Përgjigja gjendet në artikullin e ardhshëm…

Zhvillimet më të fundit të ndodhura brenda në Izrael i kanë hapur rrugë krijimit të pikave të reja ushtarake strategjike të cilat tregojnë se lufta e ardhshme në territoret e pushtuara të Palestinës do të shtrihet edhe më tej veri.

Në vend të pyetjes që ngrihej më parë në lidhje me axhendën e regjimit të Izraelit, nëse do të zhvillohej vërtetë një luftë, tashmë e ngrihet pyetja kur do të zhvillohet lufta? Duke filluar nga “Lufta e Dytë e Libanit” gjatë verës së vitit 2006, “Operacioni i vërshimit të plumbave” që mori jetë në muajin janar të vitit 2009, duke vazhduar me “Shtyllën e Reve” në nëntor të vitit 2012 dhe deri tek lëvizjet e korrikut të vitit 2014; duket se Izraeli njëherë në dy ose tri vjet shpall një ngjarje të ngjashme. Të gjithë analistët izraelitë ndajnë të njëjtin mendim se kjo luftë e ardhshme do të jetë e ndryshme nga të gjitha luftrat deri më tani. Flitet se kjo luftë e ardhshme do të jetë e ndryshme nga lufta e shkurtër e korrikut, apo sulmi i dytë i Libanit, megjithatë do të ketë ndikueshmëri të menjëhershme si kjo luftë.

Strategjia Komanduese

Gjatë këtyre ditëve të fundit, regjimi izraelit ka rritur standardet në të gjitha nivelet ushtarake, të sigurisë dhe politike. Për të kuptuar strategjinë ushtarake të Izraelit do të ishte e mjaftueshme që të analizonim vetëm disa nga deklaratat e udhëheqësve sionistë. Një pjesë e deklaratave që kanë listuar gabimet primare të ushtrisë izraelite janë si më poshtë:

Shefi i Shtabit të Izraelit

Në një dekaratë që ka dhënë gjatë një cermonije të oorganizuar në Frontin e veriut, shefi i Shtabit të Izraelit, Gadi Eizenkot ka drejtuar kërcënime drejt qeverisë së Libanit. Për të bërë këto kërcënime kundrejt Libanit, lideri izraelit ka përdorur deklaratën e disa ditëve më parë të presidentit të Libanit sipas të cilit “Hizbullahu është një pjesë e sistemit të mbrojtjes së Libanit dhe se qeveria libaneze nuk mund ta pranojë çarmatimin e kësaj lëvizjeje.” Eizenkot, i cili ka theksuar se përsa i përket luftës së ardhshme edhe Libani përbën një ndër objektivat e Izraelit është pikërisht aktori kryesor i teorisë së strategjisë komanduese të vitit 2008.

Ministri i Luftës

Ministri i Luftës së regjimit pushtues, Avigdor Lieberman është shprehur si më poshtë gjatë deklaratës që ka dhënë në një tryezë të rumbullakët me Komisionin e Parlamentit të Izraelit për Sigurinë e Jashtme dhe Marrëdhëniet me Jashtë: “Ushtria e Libanit është vetëm një njësi përbërëse e njësive të organizatës së Hizbullahut. Ushtria e Libanit dhe Hizbullahutkanë të njëjtin themel ushtarak.” Lieberman, i cili në këtë deklaratë të tij është shprehur se Presidenti i Libanit, Mishel Avn është vetëm një vegël e Hizbullahut ka lënë të kuptohet sipas deklaratave të tij për gazetën izraelite, Maariv se ushtria izraelite nuk jep deklarata individuale të pavarura: “Ushtria izraelite mendon se ushtria libaneze do të ketë një rol të ndjeshëm kundër Izraelit në luftën e ardhshme që do të zhvillohet kundër Libanit. Kjo për shkak se kjo ushtri do të funksionojë nën urdhrat e udhëheqësve të Hizbullahut.”

Naftali Bennett

Kryetari i partisë Shtëpia Hebreje dhe ministri izraelit i arsimit, Bennett është shprehur se vendi i tij nuk ka asnjë nxitim për të hyrë në një luftë me Libanin, megjithatë në momentin që një luftë e këtillë do të zhvillohet duhet të jetë më shpejtë dhe më e shkurtër se Lufta e Korrikut 2006. Këtyre fjalëve të tij, Bennett i ka shtuar edhe deklaratën se: “Ushtria izraelite duhet që të zhvillojë operacione ushtarake të gjera të cilat duhet të prekin të gjitha pikat kryesore të të gjitha institucioneve e rëndësi jetësore në Liban duke filluar fillimisht me të gjitha qendrat ushtarake libaneze. Kjo për arsye se, një lëvizje e këtillë do të sjellë një fitore dhe një minimizim të jetëgjatësisë së luftës që do të detyrojë edhe ndërhyrjen e fuqive të mëdha.”

Strategjia Ushtarake

Sipas faqes online të lajmeve, “Ëalla”, e cila publikon në gjuhën hebraike 58% e popullit të Izraelit e ka humbur besimin te udhëheqësit politikë në lidhje me luftën e ardhshme, dhe nën hijen e atyre që u shpjeguan më lart gjendet e përmbledhur në këtë mënyrë strategjinë ushtarake të Izraelit në lidhje me luftën në Liban:

E Para: Fakti që qeveria e Libanit është një objektiv i kësaj lufte është një qasje e përqafuar nga të gjithë. Sekretari i shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, gjatë luftës së Korrikut 2006, Condoleezza Rice pas një bisede telefonike që kishte zhvilluar me kryeministrin e asaj kohe të Izraelit, Fuad Sinyora u mundua që të shfaqte qeverinë e kryetarit të shtetit të asaj kohe të Libanit Fuad Sinyora si qeveri të paanëshme. Ndërsa aktualisht, për shkak të pozicionimit të Mishel Avn as institucioni i presidencës nuk duket se mund të merret në shenjestër nga Izraeli po kështu edhe ushtria libaneze duket larg mundësisë se mund të merret në shenjestër nga Lieberman. Madje duket se edhe të krishterët dhe myslimanët synni në Liban që mbështesin Hizbullahun mund të merren në shenjestër nga Izraeli në mënyrë që të tërhiqen nga pozicionet e tyre.

Në luftën e Korrikut 2006, regjimi izraelit për t’i mashtruar njerëzit me pretekstin se problemi i tyre nuk është me popullin libanez, por vetëm me Hizbullahun dhe të gjitha rrethet shoqërore që e mbështesin ato u tregua i kujdesshëm që të sulmonte vetëm territoret ku ishin të vendosur myslimanët shiitë. Megjithatë, nëse e shohim me kujdes këtë situatë e shohim se kjo gjë nuk qëndron si e vërtetë.

E Dyta: Kjo goditje që do të bëhet brenda një periudhe sa më të shkurtër do të bëhet me një intesitet goditjes, apo siç përshkruhet nga disa të tjerë “sulm rrufe”. Kështu Izraeli mund të lejojë që t’i jepet një goditje e fortë Hizbullahut dhe qeverisë së Libanit.

Sepse regjimi izraelit, ndërsa mbrohet në Këshillin e Sigurimit nëpërmjet projektit të Amerikës mund ta përfundojë shumë shpejt luftën. Gazetari ushtarak, Ben Caspit e ka përshkruar kështu këtë situatë: “Kjo luftë potenciale do të jetë tërësisht e ndryshme nga të gjithë luftrat e mëparshme dhe me siguri do të vazhdojë për një kohë të shkurtër. Megjithatë në të njëjtën kohë do të ketë një fuqi të shpejtë dhe me ndikim shkatërrues.”

Thënë shkurtimisht, qeveria izraelite dhe aleatët e saj kanë të njëjtin mendim se lufta duhet të jetë e shkurtër. Kjo është një ndër pikat më të rradha për të cilat qeveria izraelite dhe aleatët bien dakord. Veçanërisht, pas raportit të vëzhguesit të qeverisë që pati kritikuar performancën e liderëve politikë gjatë operacioneve të sulmit të Gazzës në vitin 2014.

Sipas analistit ushtarak të gazetës Haaretz, Amos Harel regjimi izraelit kërkon që të përmbysë të gjithë rendin në Liban. Megjithatë, cila do të jetë përgjigja e Hizbullahut kundrejt kësaj? Përgjigja gjendet në artikullin e ardhshëm…

Burimi : Alwaght/ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne