“Strategjia e zezë e kryeministrit për riciklimin e plehrave në Shqipëri”

Lëvizja Socialiste për Integrim ka vijuar me akuzat ndaj qeverisë, lidhur me importin e plehrave dhe djegien e tyre përmes inceneratorëve që pritet të ndërtohen.

Është kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i cili thotë se edhe Kina e ka shmangur riciklim e disa mbetjeve që do të ndotnin rëndë mjedisin.

Por sipas Vasilit, kryeministri jo vetëm nuk po e mbron mjedisin, por ka edhe një strategji të zezë për importin e plehrave.

Reagimi i plotë:

Shqiptaret mbeten pa goje muaj me pare kur kryeministri qe kishte firmosur si te parin vendim te tij ndalimin e importit te plehrave, papritmas e gëlltiti e harroi dhe miratoi ne qeveri nje ligj per importin e plehrave, por qe u bllokua ne parlament.

Strategjia e zeze e kryeministrit per importimin e plehrave është shume me e qarte sot…..

Kina vendi ku riciklohen 85% e plehrave te Europes ka vendosur reduktimin drastik te 24 kategorive te mbetjeve te ngurta duke perfshire letren plastikën, tekstilet.

Ministria e Mjedisit te Kines thotë: “Ne kemi konstatuar sasi te mëdha mbeturinash me cilesi te dobet, madje edhe me mbetje te rrezikshme, qe jane te perzjera me mbetjet e ngurta. Kjo gje ndot seriozisht mjedisin ne Kine. “

Europa pra eshte ne hall per riciklimin e plehrave, por edhe per asgjësimin ilegal te mbeturinave te rrezikshme.

Kryeministri yne,qe nuk ka asnje merak se mjedisi ne Shqiperi do te shkatërrohet, boll qe ai te beje para’ u vetofrua per ta bere vendin tone gropen e plehrave te Europes dhe te trafikimit kriminal te mbetjeve te rrezikshme.

Kryeministri jo vetem e beri ligjin per importin e plehrave, por dhe e mbrojti si asnje ligj tjeter per muaj e muaj te tere duke cuditur te gjithe per zellin e tij te palodhur, kaq te madh e te habitshem te pashfaqur kurre me pare per ndonje ceshtje tjeter.

Beri gjithshka kryeministri edhe për te mbyllur skandalin e 1300 konteinereve me mbetje te rrezikshme qe kaluan ne Shqipëri nga 2014-2016 te denoncuar gjerësisht nga mediat italiane,ceshtje shume e rende e pazbardhur akoma edhe sot, por qe nen dritën e fakteve te reja edhe zbardhja e saj eshte afer….

Per kedo, qytetare,te rinj e te reja,femije e te moshuar, ambientaliste etj është shume e qarte si drita e diellit se kryeministri eshte i gatshem ta shkaterroje kete vend, duke jua lene te keqen pa kthim edhe brezave qe do te vijne pa ndjere asnje dhimbje, ndaj duhet ndalur sot pasi neser do te jete shume vone.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne