Nga Artur Shkurti
Drejtor, “Udha e shkronjave”
Tiranë, më 29 tetor 2026
Tregomu dhe shqipëtarëve
udhën e punës së mbarë
bashkomi, bëmi vëllezër,
edhe thjesht shqipëtarë.
NAIM FRASHËRI
Të dashur bujarë shqiptarë,
Ju jeni ngritur në protestë kombëtare. Megjithatë shohim një difekt të rëndë, që sjellja duket sikur kemi një “komb të ri” atë të vitit 2026 dhe jo të njëjti komb shqiptar që ka mijëra vjet që është ngjizur si i tillë, por që mori fytyrën e vet me vetëdije kombëtare, me aspirata, me politikë kombëtare në shekullin 19 me lëvizjen e Rilindjes Kombëtare që përfshiu zemrat e të gjithë shqiptarëve dhe bindi mendjet e tyre rreth mesazhit të bashkimit kombëtar, që linte mënjanë ndarjet fetare, krahinore, apo klasore dhe synonin të bënin një shtet shqiptar, për të gëzuar vëllazërinë shqiptare dhe për të trashëguar identitetin dhe kulturën shqiptare.
Me keqardhje vëmë re se thuajse çdo forcë politike, çdo organizim studentor nuk i referohet në analizat e saj Rilindjes Kombëtare, rilindësve dhe Poetit Kombëtar Naim Frashëri. Në këtë mënyrë, protestuesit, në mënyrë të pavullnetshme “legalizojnë” instalimin e shpërfilljes që ka dashur Edi Rama kur konceptoi sektin “rilindje”, pikërisht për të dëmtuar Rilindjen Kombëtare.
SI U INSTALUA SHPËRFILLJA NË SISTEMIN ARSIMOR
U hoq edukimi kombëtar nga udhëzimet e Ministrisë së Arsimit. Fakti që ekzistojnë disa vjersha e disa foto (edhe ato të zgjedhura që të mos kenë ndonjë ndikim) është pikërisht për të mos rënë në sy varfërimi i qëllimtë i Edukimit Kombëtar. Kanë dashur që nxënësi, studenti, mësuesi, prindi, pedagogu, qytetari të kujtojnë se rilindasit janë të pamjaftueshëm.
Mbasi u kujdesën në disa vite për varfërimin e programeve nga edukimi kombëtar dhe pasi kuptuan që kjo po kishte efekt, kaluan në një nivel më të lartë. Filluan ndërhyrjet ligjore për të zhbërë edhe ligjërisht çfarë në realitet po bëhej, pra për të legalizuar këtë dëm dhe po e themi këtu shkurtimisht (kemi bërë me dhjetra artikuj).
Me ligjin 93/2022 “Për dekoratat në RSH” u hoq tinëz (pa u vënë re) titulli Poet Kombëtar për Naim Frashërin, që mbahej nga Urdhri “Naim Frashëri” që ishte në sistemin e nderimit për dekada të tëra. Kjo u bë me miratimin e fshehtë të Partisë Demokratike dhe të Sali Berishës, që hyn në sektin “rilindje” si një sekt i frankofonisë shqiptare ku bën pjesë edhe Ismail Kadareja “shenjtori i konvertimit të shqiptarëve nga myslimanë në të krishterë”. Personi që e konceptoi ligjin dhe ndërhyrjen besohet që është ortodoksi filogrek Thomas Frashëri (që kanë ndërruar mbiemrin nga Totoni në Frashëri, pas vitit 1920) dhe që Edi Rama e merr me vete kur takon Papa Leonin. Ky person është sot kancelar i urdhërave dhe medaljeve, një funksion që ia krijoi vetes; dhe e mban vetë pikërisht për të ngatërruar vetëdijen kombëtare shqiptare dhe për ta anuar nderimin nga “kombëtar” në “fetar” dhe kur të jetë fetar të jetë i krishterë, ose të mos ketë asnjë nderim për figurat që vijnë nga Kombi Shqiptar që ka shumicë myslimane.
Ndërkohë u la urdhri “Nënë Tereza” dhe dita e pushimit zyrtar për të dhe u hoq Naim Frashëri pikërisht për të dhënë mesazhin që nuk do të kemi edukim kombëtar por edukim fetar dhe kryesisht “katolik”, ose të paktën evangjelist, ortodoks etj.
Me ligjin 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore” u hoq statusi Muze Kombëtar i Arsimit për “Mësonjëtoren e parë shqipe” në Korçë që ishte kryevepra e Naimit, Samiut dhe e lëvizjes së Rilindjes Kombëtare. Synohej dëmtimi i bazave të Rilindjes dhe shkombëtarizimi i Korçës.
Me ligjin “Për festat zyrtare” u dëmtua 7 marsi 1887, duke e zëvendësuar me një datë më të parëndësishme siç ishte 22 nëntori.
Departamenti i Historisë në Fakultetin e Historisë promovon pikërisht personin që sulmon rëndë Naim Frashërin dhe Rilindjen Kombëtare.
Kuvendi i Shqipërisë shpërfill kërkesat zyrtare të shkollës “Udha e shkronjave” për Hetim të dëmit të organizuar ndaj Naim Frashërit dhe Rilindjes Kombëtare. Provë për këtë është fjala e deputetit Bujar Leskaj në 19 shkurt 2026, ku ua kujtoi deputetëve komunikimin tonë dhe thelbin e shqetësimeve tona.
Nisma Shtet Bektashi është e kundërta e frymëzimeve, analizave të Naim Frashërit dhe të Rilindjes Kombëtare, ndaj llogaritet si pjesë e sulmit ndaj Naim Frashërit.
TË GJITHA SA MË SIPËR provojnë se Qeveria e Edi Ramës synon shthurjen kombëtare të shqiptarëve.
Në këto kushte është detyrë kombëtare e pedagogëve që organizojnë studentët në protestë të udhëzojnë studentët të identifikohen me Naim Frashërin gjatë kohës që ata protestojnë. Pra propaganda e protestës të mbushet me mesazhet kombëtare. Ndryshe pedagogët edhe me protestën kombëtare po instalojnë e legalizojnë “shpërfilljen e edukimit kombëtar” dhe do të jetë TURP.
Poeti Kombëtar i shqiptarëve është Naim Frashëri.
Ai përfaqëson Rilindjen Kombëtare, Vetëdijen Kombëtare, Harmoninë Fetare, Edukimin tonë Kombëtar, Edukimin Global dhe Sistemin Arsimor Laik. Naim Frashëri është Ministri i Arsimit i Lëvizjes së Rilindjes Kombëtare, themelues i orientimit të sistemit arsimor shqiptar dhe autor i programit të edukimit të karakterit dhe të virtyteve të bujarëve shqiptarë. Është Naim Frashëri që ka bërë realitet “sintezën e besimeve fetare” që është bazë për Harmoninë Fetare të shqiptarëve.
Shpresojmë që pedagogët nuk do të tregohen shpërfillës, sepse pikërisht këtë dëshiron Edi Rama dhe Karteli Politiko-Fetar ku bën pjesë edhe PD, LSI, Mundësi etj.
IDENTIFIKOHUNI ME NAIM FRASHËRIN
















