Studentët në protestë kundër moshapjes së universiteteve

Data 2 nëntor ishte parashikuar si dita e parë e universiteteve por vetëm pak ditë përpara kësaj date ministria ka shprehur që mësimi të bëhet përmes një platforme online nga shkaku i përhapjes së Covid-19. Duket se kjo gjë i ka revoltuar studentët të cilët nuk e pranojnë këtë mënyrë arsimi madje madje e quajnë të dështuar.

Të hënën, në orën 10:00, ata kanë paralajmëruar se do të dalin në sheshin përpara Ministrisë së Arsimit për t’i thënë “JO” mbylljes së universiteteve. Ky vendim i ministrisë gjithashtu ka irrituar edhe studentët e rretheve të cilët kishin gjetur shtëpi me qira apo kishin paguar konviktet dhe tani do t’ju duhet të kthehen nëpër rrethe. Gjithashtu me urdhër të ministrisë edhe konviktet do të qëndrojnë të mbyllura.

Studentët shprehen:

Nuk është normale, pasi mësimi online nuk ka qenë fare efektiv. Ne e provuam një herë. Me pak fjalë, na kanë braktisur. Thjesht na thonë që mësimi do të bëhet online, por asgjë për mënyrën se si do t’i sigurojmë paratë për internetin. Nuk dimë çfarë do të ndodhë me ne. Askush nuk di të thotë asgjë, përveçse pagesat që bëmë për muajin nëntor do të shtyhen për në dhjetor. Gjithnjë në rast se universitetet hapen. Gjithçka është në dëmin tonë. Përveç që do të bëjmë mësim online, i cili nuk funksionoi, kemi angazhime të tjera në Tiranë që nuk do të mund t’i ndjekim për shkak se nuk kemi ku të qëndrojmë tashmë./joq

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne