Studentet nga Turqia vizitë në Maqedoni për projektet e TIKA-s

Në Maqedoni ka mbërritur grupi i studenteve nga Turqia, ku në kuadër të “Programit të Shkëmbimit të Përvojave 2018” të Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA) do të marrin pjesë në disa aktivitete në qytete të ndryshme të vendit.

Në kuadër të programit të organizuar nën koordinimin e TIKA-s, studentet që gjenden në Maqedoni, morrën pjesë në shpërndarjen dhe vendosjen e bankave, ulëseve dhe dërrasave të dhuruara nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU) për shkollën e fshatit Urviç të Komunës së Bogovinës.

Koordinatori i TIKA-s Aytekin Ayden, në deklaratën e tij, tha se në kuadër të “Programit të Shkëmbimit të Përvojave 2018” të filluar vitin e kaluar për herë të parë, këtë vit janë dërguar 500 studentë në 30 vende, ndërsa në kuadër të kësaj 12 studente nga Turqia do të marrin pjesë në aktivitetet 5-6 ditore në Maqedoni.

Ai duke theksuar se studentet nëpërmjet aktiviteteve sociale dhe kulturore do të përfitojnë përvoja të rëndësishme tha se në kuadër të programit do të kenë mundësi të zhvillojnë një sërë aktivitetesh në qytetet e ndryshme të vendit.

Ndërkohë Anëtari i Bordit Drejtues të IBU, Imer Selmani, tha se me bashkëpunimin mes IBU dhe TIKA sot kanë realizuar pranim dorëzimin e inventarit për shkollën fillore në fshati Urvic, e përbërë prej 82 ulëse dhe 82 banka shkollore, me të cilën shpresojnë përmirësimin e standartit të nxënësve.

“Është një prej prioriteteve më të larta të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik që atje ku mundemi të kontribuojmë në përmirësimin e kushteve të studentëve dhe të nxënësve. Por prioriteti i prioriteteve është që Urviçi një vendbanim, një fshat malor të kontribohet maksimalisht në përmirësimin e kushteve të mësimit këtu në këtë vend”, tha ai.

Ervanur Erdoğan, Studente në Fakulltetin e Teologjisë në Universitetin Abant Izzet Baysal, pjesëmarrëse në këtë program i falënderoi të gjithë për realizimin e këtij projekti.

“Vizituam qendrat e restaurimit, projektet që planifikohen të restaurohen. Sot këtu ishim bashkë me nxënësit në këtë projektin e shkollës së fshatit. Jemi duke kaluar një kohë të mirë”, tha ajo.

Ndërsa Kübra Yüceer, studente në Fakulltetin Juridik të Universitetit Yıldırım Beyazıt tha se, “Jemi shumë të lumtur se jemi bashkë me vëllezërit tonë larg mijëra kilometra nga vendi ynë. Gjithashtu jemi shumë krenar për shkak të këtyre projekteve”./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne