Shqiperia

Studentët sërish protestë, prindërit dhe pedagogët: Është abuzive, u lajmëruan pasi bënë shpenzimet

Studentët janë mbledhur sërish ditën e sotme në ambientet përballë Ministrisë së Arsimit, për të demonstruar refuzimin e tyre ndaj mësimit online.

Fillimi i vitit të ri akademik, shënoi dhe fillimin e protestave nga ana e studentëve, të cilët kërkojnë një mësim të alternuar midis atij online dhe mësimdhënies në auditorë.

Në protestë mori pjesë dhe pedagogia Harris Vongli, e cila doli në mbështetje të studentëve duke theksuar se lajmërimi dy ditë përpara se mësimi do të zhvillohet online është abuzive dhe e dhimbshme.

Gjithashtu Vongli shprehet se jo të gjithë studentët kanë akses në internet, pasi vendbanimi i tyre mund të jetë në lokacione të thella ku nuk kapin as valët e telefonit.

“Mos të harrojmë se në shumë vende të thella si Tropojë dhe Thethi nuk ka valë telefoni dhe jo më internet. Ky është një problem serioz për shumë studentë që nuk kanë infrastrukturën e nevojshme.

Ka pasur shumë studentë që nuk kanë mundur të kyçen në platformat online dhe më kanë kontaktuar të shqetësuar. Situata është shumë kaotike.

Studentët nuk mundet të lajmërohen dhe të vijnë në Tiranë nga rrethet dhe dy ditë para të lajmërohen se mësimi do të zhvillohet online.

Kjo gjë është abuzive dhe mua më dhemb kjo gjë. Në momentin kur bëhen pagesat e tarifave dhe pagesat e konvikteve dhe më pas lajmërohen dy ditë para se mësimi do të bëhet online, kjo nuk është e drejtë”,-deklaroi Vongli./Tpz

OPINIONE

INTERVISTA