Studenti kinez vjedh sekretet amerikane

Në gusht të vitit 2015, një student i inxhinierisë elektrike në Çikago i dërgoi një email një shtetasi kinez të titulluar “Pyetjet e testit afatmesëm”.

Më shumë se dy vite më vonë, email-i do të merrej në hetim nga FBI, në rrethin jugor të Ohajos, ku mendohet se është përfshirë një oficer i dyshuar i inteligjencës kineze. Autoritetet besojnë se ai po përpiqej të merrte informacione teknike nga një kontraktues mbrojtës.

FBI identifikoi personin që shkroi email-in si Ji Chaoqun,një student kinez që rekrutohej në Rezervën e Ushtrisë Amerikane. Sipas autoriteteve email-i i tij nuk kishte të bënte me provimet.

Në vend të kësaj, nën drejtimin e një zyrtari të nivelit të lartë të inteligjencës kineze, Ji thuhet se i bashkëngjiti raportet mbi tetë individë me bazë në SHBA, të cilët Pekini i mendonte ti rekrutonte si spiunë.

Të tetë shtetasit që jetonin në SHBA, me prejardhje nga Tajvani apo Kina, punonin në fushat e shkencës dhe teknologjisë. Sipas FBI të gjithë u perceptuan si objektiva për një formë të re spiunazhi që Kina ka ndjekur në mënyrë agresive për të fituar luftën kundër SHBA për informacion dhe ndikim global.

Ji u arrestua në shtator të vitit të kaluar me akuzën se vepronte si agjent i paligjshëm nën drejtimin e një zyrtari të nivelit të lartë të inteligjencës në Ministrinë e Sigurisë Shtetërore, agjencia më e lartë e spiunazhit në Kinë.

Ai u akuzua zyrtarisht më 24 janar. Ji u paraqit në gjykatën federale në Çikago të premten dhe do të paraqitet sërish në gjyq më 26 shkurt dhe deri atëherë do të mbetet në paraburgim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne