Studim, qeset e zeza shumë të dëmshme për shëndetin e njeriut

Kryetari i Shoqatës për Zhvillimin e Ndërgjegjësimit Mjedisor dhe profesori në Fakultetin e Farmacisë Dicle dr. Hamdi Temel tha se substancat më toksike dhe kancerogjene ndodhen në qeset e zeza të najlonit, shkruan Anadolu Agency (AA).

Siç tha ai, Ministria turke e Mjedisit ka zbatuar një projekt që synon zvogëlimin e përdorimit të qeseve plastike.

Temel konsideron se qeset plasitke janë shumë të dëmshme për mjedisin dhe njerëzit.

“Sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Mjedisit të Turqisë, për 70 për qind është ulur përdorimi i qeseve plastike. Është shumë e rëndësishme për të zvogëluar dëmin që shkaktojnë qeset plastike”, shpjegon Temel.

Ai thotë se përdorimi i qeseve plastike ndikon edhe në ngrohjen globale.

“Bimët, pemët dhe perimet rriten aty ku qeset lihen të kalben, ne jemi ata që i hamë ato dhe pastaj ato kimikate na dëmtojnë. Nëse nuk shkatërrohen atëherë i hanë kafshët dhe kështu bëhen shkaku i vdekshmërisë së tyre”, tha Temel.

Ai mendon se janë të dëmshme ushqimet dhe pijet e ngrohta që i lemë në gota ose pjata plastike.

“Absolutisht duhet t’i largojmë nga jeta jonë. Nuk duhet të përdorim gota plastike, pjata plasitke, lugë, pirunë me ushqime ose pije të ngrohta”, thotë Temel./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne