Bota Shkence

STUDIM – Truri ndizet kur kupton fjalët

Truri ndizet nëse kupton një frazë, njosj si në filmat vizatimorë kur shfaqet një llambë mbi kokë, sipas një vëzhgimi të përshkruar në revistën shkencore “Current Biology”.

Ky studim ka mundësuar që të vëzhgohet për herë të parë sinjali cerebral që lidhet me të kuptuarin dhe mund të ndihmojë në kuptimin e zhvillimit të gjuhës si dhe të individualizojë sinjale të hershme të demencës.

Studiuesit e shkollës “Trinity College” në Dublin dhe të Universitetit amerikan të “Rochester”, në shtetin e Nju Jorkut, kanë vëzhguar se sinjali nuk shfaqet kur një individ nuk kupton një frazë ose kur nuk është i vëmendshëm ndaj folësit.

Gjatë një dite çdo njeri shkëmben mesatarisht me të tjerë nga 120-200 fjalë në minutë dhe truri jonë ka evoluar në mënyrë që të kuptojë përmbajtjen e çdo fjale brenda një konteksti të caktuar, duke e krahasuar me ato që e paraprijnë.

Për ta kuptuar këtë, autorët e këtij kërkimi kanë regjistruar aktivitetin cerebral të vullnetarëve ndërkohë që dëgjonin libra audio, me një elektroencefalogramë (Eeg). Në këtë mënyrë u ndeshën me sinjalin që lidhet me kuptimin e një fraze.

Për Ed Lalor, autori kryesor i këtij studimi, “ky vëzhgim ka shumë aplikime. Nga studimet mbi zhvillimin e gjuhës tek fëmijët deri tek kërkimet mbi personat në gjendje pavetëdije apo tek të moshuarit të prekur nga demenca”.

“Megjithatë do të duhen studime të tjera për të kuptuar në thellësi se si truri e përpunon kuptimin e një fraze dhe sa shumë ndryshon ky proces më mënyrën se si operon një kompjuter”, përfundoi ai.

Etiketa