Studimi: Mediat britanike po nxisin islamofobinë

Raportet e mediave lidhur me muslimanët po kontribuojnë në rritje të dukshme të islamofobisë. Shumica e lajmeve në mediat britanike japin një mbulim “negativ dhe mashtrues” lidhur me komunitetin musliman, thotë një rezultat i studimeve të para të këtij lloji.

Studimi, i publikuar nga Këshilli Musliman i Britanisë (MCB), tha se udhëheqësit e ekstremit të djathtë dhe komentuesit përdorin programe të debatit televiziv për të përhapur stereotipat rreth Islamit dhe muslimanëve.

Studimi analizoi më shumë se 10,000 artikuj të lajmeve dhe transmetimeve në Mbretërinë e Bashkuar nga 2018-ta dhe identifikoi “probleme serioze” lidhur me mënyrën se si mediat britanike raportojnë rreth Islamit apo muslimanëve.

Sa u përket mediave të shkruara, studimi zbuloi se 59 përqind e artikujve i portretizuan muslimanët duke i lidhur me sjellje negative, ndërsa më shumë se një e treta “bënin përgjithësime” rreth komunitetit.

Studimi tha se 78 për qind e shkrimeve në gazetën Mail lidhur me Islamin apo muslimanët që jetonin në Britani të Madhe, kishin konotacione negative.

Nga ana tjetër, gazeta The Guardian dhe New Statesman kishin portretizime më pak negative ndaj muslimanëve.

Sa u përket televizioneve, Sky News kishte përqindjen më të lartë të mbulimit me paragjykime, me 14 përqind të klipeve të saj të vlerësuara si “shumë të njëanshme”, tha studimi.

Transmetuesit televiziv rajonalë paraqitën një mbulim më mbështetës ndaj muslimanëve.

Studimi tha se gratë muslimane ishin shndërruar si “të tjera” nëpërmjet zgjedhjeve të gabuara të imazheve, ose zëri i tyre ishte heshtur nëpërmjet një mungese të theksimit të duhur.

Raporti vuri në pah se figurat e ekstremit të djathtë merrnin pozita të shquara në debatet televizive, gjë që i ndihmoi ata në “normalizimin” e propagandës së tyre.

Studimi, i kryer nga Qendra e Monitorimit të Medias Britanike , tha se metodologjia e tij është verifikuar nga Profesor Paul Baker, një ekspert në analizën kritike të diskursit në Universitetin Lancaster./tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne