Studiuesi turk: Gylenistët kanë rritur një brez në Shqipëri. Mund të jenë futur në pozicione të larta

Në një intervistë në emisionin “Arena” Drejtori për Studimet Evropian në Fondacionin SETA në Stamboll, Enes Bayrakli, ka folur për organizatën e shpallur terroriste nga Turqia, FETO, e drejtuar nga kleriku Fetollah Gylen.

Bayrakli, ka thënë se nuk do të ishte i surprizuar nëse FETO ka arritur që të fusë njerëzit e tij edhe në institucionet shtetërore.

Hila: Pas tentativës për grusht shteti Turqia ngriti akuza si të nxitur nga organizata FETO. Anëtarë të kësaj organizate ka edhe në Shqipëri, kondicionojnë këta persona marrëdhëniet dypalëshe?

Bayrakli: Mendoj se po, organizata terroriste FETO, ishte një strukturë mjaft e fuqishme, ne i quajmë një shtet paralel brenda Turqisë, dhe ajo u mundua që të krijojë një shtet tjetër brenda shtetit tonë. Është shumë e fuqishme në Turqi, është munduar që të marrë pushtetin në Turqi përmes metodave të jashtëligjshme sikurse ishte tentative për grusht shteti, por në fund ata nuk mundën të përmbysnin republikën. Ata e provuan një grusht shteti mjaft të përgjakshëm, mbi 200 njerëz humbën jetën, mbi 3000 persona u plagosën, tani pas kësaj Turqia pastroi këtë lëvizje gyleniste nga policia, nga sistemi gjyqësor, dhe ata e kanë humbur fuqinë. Ka ende disa elementë të tyre, Turqia tanimë po vijon pastrimin e tyre, por puna më e madhe ka mbaruar. Tani ka një diasporë të gylenistëve, në Ballkan dhe në vende të ndryshme Në Azinë Qendrore, në SHBA, dhe në Shqipëri. Keta njerëz janë larguar nga Turqia dhe këta janë prioriteti.

Hila: Pse i akuzoni si organizatë terroriste?

Bayrakli: Qëllimi është që ata të marrin hak ndaj Turqisë. Ata duan që të dëmtojnë marrëdhëniet shqiptaro-turke, ata po e prodhojnë këtë gjë në Evropë dhe në vendet e tjera. Pse i quajmë ne Organizatë terroriste? Kjo është një pyetje e mirë, sepse shumë njerëz nuk e kuptojnë pse ne i quajmë terroristë. Këta janë njerëz që ndërtojnë shkolla, drejtojnë spitale, nuk janë ordinerë, por janë terroristë ordinerë. Terrorist, sot quhet dikush që është me mjekër të gjatë, por ata nuk kanë një pamje të tillë , këta duken mjaft modernë, dhe kjo është e fshehta e tyre. FETO nuk është një organizatë terroriste konvencionale, një organizatë konvencionale është ISIS. Por çfarë bëjnë këta? ISIS për shembull, bën një sulm terrorist dhe e pranon që e ka bërë, ne japim një mesazh për botën, ISIS merr përsipër sulme që nuk i ka bërë ndonjëherë. Por, kjo është një gjeneratë krejtësisht e re e terrorizmit për botën. Qëllimi i tyre kryesor në Turqi ishte që të merrte pushtetin, prapa kuintave. Kanë bërë shumë krime në Turqi, duke anashkaluar opozitarë, në atë kohë që kemi burgosur gazetarë. Ishte një shkrimtar në Turqi që shkroi një libër, “Ushtria e Imamëve” .

Gylenistët e morën këtë libër para se të publikohej, dhe nisën një fushatë kundër tij. Ata kanë vërtetë një perandori mediatike, policia ndërhyri në shtëpinë e këtij imami dhe ata ishin gylenistë, dhe nuk mundën të gjejnë asgjë në këtë shtëpi, dhe gjykatësi gylenistë e gjykoi dhe e futi në burg. Kjo është mënyra se si operojnë, pra kanë kontrolle në shumë degë. Në këtë mënyrë të fshehtë ata krijuan një perandori në Turqi. Ka organizata të ndryshme në Turqi, dhe shumë të tjera, ata drejtojnë shkolla, spitale, media, banka, kanë një perandori të madhe nëse je pjesë e kësaj perandorie, ti do të doje ta përdorje këtë pushtet për të marrë pushtetin e vërtetë. Gjëja absurde është se ata nuk janë as një parti politike, sepse nëse do të ishin të tillë askush nuk do të kishte asnjë problem me ta. Nëse shkon në zgjedhje dhe fiton, kjo nuk ka asnjë problem, këta duan ta marrrin pushtetin pas kuintave, dhe në mënyrë që të arrijnë këtë ata kanë bërë shumë krime dhe në fund krimi i madh ishte grushti i shtetit ku ata vranë më shumë se 250 qytetarë turq. Prandaj ne i quajmë terroristë, sepse ata përpiqen për të arritur qëllimet e tyre duke intimiduar njerëzit, duke krijuar terror dhe frikë.

Hila: A ka një informacion për depertimin e këtyre personave në strukturat e shtetit shqiptar?

Bayrakli: Unë nuk jam një ekspert për këto çështje, ajo që di unë ështe se ata kanë një strategji, dhe po e aplikojnë këtë strategji në çdo vend të botës. Unë e di strukturën e tyre në Turqi, dhe e di që ata janë aktiv në Shqipëri që nga viti 1992, kanë kaluar shumë vite. Për 26 vite, ata kanë drejtuar shkolla, kanë rritur një brez këtu, dhe nuk do të isha i surprizuar nëse ata do të jenë përpjekur të hyjnë në çështje shtetërore. Nuk mund të them se çfarë është arritur, por mund të them se ata janë përpjekur për të vendosur disa njerëz në disa pozicione.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne