STUHIA PARA QETËSISË SË USHQYER ME ETNORACIZËM BALLKANIK!

Shkruan: Savash VELIU

Ditët e fundit nuk do të karakterizoheshin nga paqja e siguria, përkundrazi gjatë këtyre javëve të qetësisë e cila mund të kthehet në stuhi të papritur Shqiptarët duhet të jenë më syçelë ngase patronëve u ka ikur gjumi i natës prej humbjeve në ujerat e Mesdheut gjegjësisht në Siri dhe për revansh duan të nxehin Ballkanin perëndimor duke trazuar shqiptarët të cilët duhet të ken kujdesë të veçant ndaj provokimeve të projektuara nga Fuqitë e Perëndimit dhe të Lindjes që mobilizojnë militantë të gatshëm të ndezin konflikte etno-fetare të atij dhe këtij patriotizmi etnoracist rreth kufijve tona. Militantë të cilët s’njohin as komb e as fe e as vatan, por vetëm ngjyrën e parasë së patronit si porositës i projektit.

Janë Shenja që tregojnë përfundimin e sistemit eksploatues global e përbërë nga disa elemente, përfshir luftëra ndërkombëtare, mungesa ushqimi, komplote dhe grushtete të montuara e përcjellur me ritjen e paligjshmërisë ku dashuria e shumicës së popujve është ftohur në skajshmëri.

Sot humbjet më të mëdha i përjetoi aleanca e NATO-së në Siri dhe Irak përball Rusisë dhe Iranit me gjasa që të rezultoj kjo në konflikt revanshist brenda Ballkanit duke u ofruar kinse mbështetje amerikane shqiptarëve dhe në anën tjetër rusët me gjasa mbështetje serbëve kundrejtë njëra tjetrës si historikisht duke i viktimizuar ato.

Forcatë amerikane janë rikthyer sërish në Shqipëri me gjasa ata do të përdorin ndikimin te shqiptarët nga të cilët varet edhe ekzistimi i tyre në rajon. Në proceset e zhvillimit të më hershëm, serbët kanë pasur më shumë suksess se shqiptarët. Përderisa nacionalizmi shqiptar ka pësuar disa disfata njëra pas tjetrës, ai serb ka korrur fitore. Dhe sot azhurisht tentohen të ndryshohen rolet dhe Shqiptarët përnjëherë duhen të faktorizohen në regjion, por në interes të kujt!?

Brenda këtyre katrahurave revanshiste ka nisur Turqia një etapë të re të raporteve të saj me Shqipërin dhe Serbin që ti mbaj në distancë këta dy popuj prej provokimeve Ruse dhe ato Amerikane. Tri liderët Recep Tajip Erdogan, Edi Rama dhe Aleksandar Vuçiç po kujdesen që gjithçka të shkojë lehtë dhe mirë në raportet mes tyre. Por, Kosova fuqimisht e ndikuar prej Amerikanëve janë të përjashtuar nga ky kujdes popujsh ballkanas prandaj është më e rezikdëruar se tjerët. Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është vetëm zëdhënës, madje as i Kosovës as i ideve shqiptare, por para së gjithash i asaj që duan ta zbatojnë amerikanët. Prandaj paralajmërohet se; Jim Dowson, me prejardhje nga Airdrie në North Lanarkshire, ka ardhur në veri të Mitrovicës për të financuar grupet militante të krishtera në Kosovë, që po përgatiten për një “luftë kundër islamit”!?

Erdogan tashmë e konsideron Shqipërinë dhe Serbinë si partnere kryesore në Ballkanin Perëndimor, ndërsa Rama dhe Vuçiç i kanë dhënë komplimente shtetit turk duke e quajtur superfuqi rajonale gjë që është një realitet politik sot.

Erdogan konsideron se Shqipëria dhe Serbia janë vende shumë mike të Turqisë, ndërsa e bëri Serbinë vendin më të rëndësishëm për qetësinë dhe paqen në Ballkan ngase sot Turqia ka raporte më të mira me Rusinë se sa me Amerikën kapricioze. Të trija shtetet kanë shumë vullnet të zhvillojnë raportet bilaterale në të gjitha fushat duke potencuar se këto raporte do të thellohen dhe diversifikojnë dhe rrisin aleancën politike të biznesit në fusha të reja që të stabilizoj sigurinë ekonomike dhe atë politike në rajon. Ndërkohë që Aleksandër Vuçiç së bashku me më shumë se gjysma e qeverisë serbe ndodhej në vizitë zyrtare në Turqi, ministri proamerikan i Financave, Dushan Vujoviç dha dorëheqjen dhe largimi i Vujoviçit ishte një sinjal i Uashingtonit ndaj afrimit të madh mes Vuçiçit dhe Erdoganit.

Besushmëria e Serbisë sot është më e madhe ndaj Turqisë se sa Rusisë dhe Amerikës që është evidente ngase i pari gjithnjë i ka konsideruar vëllezërit e vegjël sllav si mish për top derisa amerikanët nuk janë të besnik, prandaj Turqia shihet si favorit mbrojtës mes dy ekstremëve politike.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, konsideron se Turqia është forca më e madhe dhe shteti më i fuqishëm në Ballkan, duke shtuar se mendimi i Turqisë është i rëndësishëm në ndikimin e bashkëpunimit Turqi-Serbi në paqen e Ballkanit. Synim i Presidentit Erdogan është të gjitha këtyre përpjekjeve në përgjithësi dhe veçanërisht nëpërmjet Këshillit të Bashkëpunimit Strategjik të Nivelit të Lartë është sigurimi i dominimit të paqes në rajon. Turqia është fuqi e madhe, ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ka lobuar për Kosovën, është e pamundur të vijë deri te ndryshimi i këtij qëndrimi, Turqia po kërkon qe ta njohim sa ma shpejt Kosovën” tha Vuçiç, ngase Turqia dëshiron qetësi dhe stabilitet në Ballkan.

Serbia është e vogël, por është vendi më i madh në Ballkan dhe i kushton rëndësi asaj se çfarë mendon Turqia, Rusia, SHBA, Kina dhe Bashkimi Evropian, sepse gjërat në botë po ndryshojnë. Ato ndryshojnë, dhe realisht sot është më e madhe forca e Kinës, Rusisë, Turqisë dhe shumë të tjerëve.

Në botën brenda së cilës ndodhemi, Turqia po shndërrohet në fuqinë kryesore të rajonit. Në periudhën e re Turqia do të bëhet një fuqi dhe faktor global. Me këto akte madhore Erdogani luan rolin kyç si shtet i fuqishëm rajonal në stabilizimin e dy fuqive të frustruar duke ia amortizuar rolin serb që të qetësohet dhe të qëndroj urtë pa u ndikuar nga boshti I frustruar lindor dhe ai perëndimor!

Derisa Shqipëria nga një konsumatore e sigurisë është bërë një prodhuese e sigurisë në rajon dhe përtej tij që kur u fut në NATO e përkujdesur nga aleati Turqi. Ajo është një garante e sigurisë në një kohë kur gjithë zona po përballet me kërcënime të reja, komplekse që lidhen pikerisht me sigurinë. Në këtë kontekst Shqipëria po jep kontributin e saj e sigurisë në saje të rolit pragmatik të Kryeministrit Rama i cili di të luaj në dy fushat rajonale Perëndim – Turqi me maturi dhe urtësi si një lider shqiptar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne