Stuhia shkatërron dy avionë “Dita e Kiametit” të Amerikës

Një stuhi e madhe u ka shkaktuar dëme të mëdha dy avionëve amerikanë kundër sulmeve bërthamore.

Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se një stuhi e madhe tornado para një jave ka shkaktuar dëme të mëdha për forcat ajrore të Amerikës, të cilat u zbuluan një javë më vonë. Kjo stuhi e madhe u bë shkak që dy avionë specialë kundër sulmeve bërthamore të Amerikës të dalin tërësisht nga përdorimi. Shkatërrimi i këtyre dy avionë special të forcave ajrore të Amerikës ka ndodhur në kushte në të cilat funksionarët ushtarakë të Amerikës kishin deklaruar më parë se këta dy avionë janë të qëndrueshëm përball sistemeve të temperaturave të larta dhe valëve magnetike të bombës bërthamore. Këta avionëve janë Boeing 747 të llojit E-4B dhe janë emëruar “Dita e Kiametit”. Projekti i këtyre avionëve është realizuar gjatë periudhës së luftës së ftohtë dhe qëllimi i tyre është komandimi i luftës nga Sekretari Mbrojtjes dhe shefi i Shtabit të Përgjithshme të Ushtrisë së Amerikës në hapësirë në rast të një lufte bërthamore mes Rusisë dhe Amerikës. Këta avionë me sisteme super-sekrete të teknologjike elektronike të sofistikuar, komunikojnë me satelitë dhe vendosin lidhje me nëndetëset bërthamore./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne