Sudan – Këshilli Ushtarak i Tranzicionit nuk përdori ndihmat e dërguara nga A. Saudite dhe EBA

Zëvendëskryetari i Këshillit Ushtarak të Tranzicionit në Sudan, gjeneralarmate, Muhammed Hamdan Daklu Hmidti, deklaroi se paketa e ndihmave prej 3 miliardë dollarëve të dërguara Sudanit nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe është e paprekur.

Hmidti në fjalën drejtuar popullit në zonën Al-Haxh në lindje të kryeqytetit Hartum tha se paketa e ndihmave të dërguara nga Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe ende nuk është përdorur dhe se ajo mbahet në Bankën Qendrore.

Ai preku edhe në marrëveshjen politike të arritur mes Këshillit Ushtarak të Tranzicionit dhe Forcave të Lirisë dhe Tranzicionit në opozitë, ndërsa tha se të gjithë duhet të punojnë krah për krah në mirëbesim në mënyrë që kjo marrëveshje të zbatohet.

Zëvendëskryetari i Këshillit Ushtarak të Tranzicionit tha se shëndetësia, arsimi dhe infrastruktura janë prioritete në fazën aktuale.

Në një komunikatë me shkrim të bërë më 21 prill nga agjencia zyrtare e lajmeve e Arabisë Saudite, SPA, thuhet se Riadi dhe Abu Dabi i dërguan ndihma Sudanit në vlerë 3 miliardë dollarë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne