Suedi, minibusë pa shoferë nga muaji i ardhshëm

Në kryeqytetin e Suedisë, Stockholm, nga muaji i ardhshëm do të vendosen linjat e rregullta në të cilat do të qarkullojnë dy minibusë pa shoferë, raporton Anadolu Agency.

Në njoftimin e Kabinetit për transport të Suedisë thuhet se pas Vitit të Ri në Stokholm do të qarkullojnë minibusë pa shoferë, që do të jetë rasti i parë i tillë në Skandinavi.

Në etapën e parë është planifikuar që dy minibusë të qarkullojnë mes rrugëve Hanstavegen dhe Arne Torg në lagjen Kista në veri të kryeqendrës suedeze.

Linja e rregullt, në të cilën do të nisen minibusët pa shoferë, është e gjatë 1.5 kilometra.

Në njoftim theksohet se minibusët, të cilët do të mund të pranojnë gjithsej 12 pasagjerë, do të nisen me shpejtësi prej 20 kilometrave në orë.

Bëhet e ditur se së shpejti në disa pjesë të Stockholmit do të vendosen linja edhe për shtatë minibusë pa shoferë.

Ndryshe, minibusët në fazën e parë do të ofrojnë shërbime falas.

Minibusët elektrik, të pajisuara me kamera dhe sensorë, do të nisen në rrugën e cila është paraparë për këto automjete.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne