Bota

Suedi: Një radio transmeton reklamën e ISIS

Agjencia Reuters e lajmeve, njoftoi se një radio suedeze ka transmetuar për 30 minuta reklamën e grupit terrorist takfirist ISIS.

Agjencia në fjalë njoftoi se radio suedeze Mix Megapol lidhur me transmetimin e kësaj reklame të ISIS ka thënë se një person ka interferuar në valët e radios dhe ka transmetuar reklamën e ISIS. Pas kësaj radio menjëherë ka njoftuar policinë dhe institutin kombëtar radiofonik. Radio Mix Megapol është një prej radiove më të dëgjuara në Suedi, me më shumë se 1.4 milion dëgjues. Reklama është transmetuar në gjuhën angleze dhe flitet për shkuarjen e pjesëtarëve të ISIS në parajsë. Në një pjesë tjetër të reklamës thuhet: Ne jemi ata burra të cilët ashtu si ju doni jetën tuaj, ne duam vdekjen. Ne jemi luftëtarë, që luftojmë ditë e natë. Përgjegjësit e radios në programin e mëngjesit kuptuan situatën në kohën kur dëgjuesit kishin marrë në telefon dhe kishin kërkuar shpjegime./ PT

OPINIONE