Suedia ndërhyn me bomba ndaj zjarreve pyjore

Suedia ka zhvilluar një metodë interesante për të shuar zjarret pyjore të cilat vazhdojnë për dy javë rresht.

Siç raporton gazeta “Aftonbaldet”, avionët luftarakë të llojit JAS-39 Griben të Forcave Ajrore të Suedisë, kanë ndërhyrë me 12 raketa të drejtuara me laser të llojit GBU-49 ndaj zjarreve pyjore në qytezën Arvdalen ku automjetet zjarrfikëse nuk mund të arrijnë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Anders Persson, në prononcimin e tij të bërë për gazetën tha se bombat e hedhura nga një lartësi 3.000 metra shuajnë zjarrin duke shkaktuar presion dhe asgjësuar oksigjenin në zonën e caktuar.

“Prova e parë ishte e suksesshme. Në zjarret pyjore të ardhshme do të mund të përdoret kjo metodë”, tha Persson.

Ndërkohë, Zyra Suedeze e Mbrojtjes Civile njoftoi se nga zjarret brenda një jave janë shkatërruar sipërfaqe pyjore prej 25 mijë hektarësh.

Supozohet se zjarri ka shkaktuar dëme rreth 900 milionë krona suedeze (rreth 450 milionë lira turke).

Sipas një lajmi që përcjell televizionit shtetëror suedez, SVT, për shuarjen e zjarreve që kanë shpërthyer në 83 pika të ndryshme dhe që vazhdojnë ende në 20 lokacione është kërkuar ndihmë nga vendet evropiane.

Ekipet speciale të Francës, Gjermanisë, Danimarkës, Polonisë, Italisë, Lituanisë, Portugalisë dhe Norvegjisë i dolën në ndihmë Suedisë, e cila po përjeton një nga periudhat më të thata në historinë e saj.

Në mbarë vendin është ndaluar ndezja e zjarreve dhe skarës në piknik deri më 30 gusht, ndërsa ata që nuk e respektojnë ndalesën do të mund të dënohen me burgim deri në 2 vite./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne