Bota

Suedia vendos të dëbojë refugjaten 106-vjeçare

Zyra e Emigrimit të Suedisë refuzoi kërkesën për azil të afganes 106-vjeçare, Bibikhal Uzbek, e cila mendohet se është refugjatja më e vjetër në botë dhe mori vendimin e dëbimit të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas lajmit të radios shtetërore të Suedisë SR, Zyra e Emigrimit refuzoi kërkesën e gruas së vjetër e cila prej një viti po jetonte në rajonin Skaraborg të Götlandës Perëndimore dhe vendosi që ta dëbojë nga kufijtë shtetërorë.

Uzbek ka të drejtën e ankesës për vendimin e marrë. Gruaja afgane e cila vitin e kaluar kishte ikur nga lufta kur ajo ishte në moshën 105-vjeçare, së bashku me familjen e saj nëpërmjet rrugëve ilegale kishte mbërritur në Kroaci.

Policia e Kroacisë, pas vlerësimit të dokumenteve kishte njoftuar se kanë zbuluar që gruaja është 105-vjeçare. Gruaja e moshuar pas Kroacisë kishte shkuar në Suedi ku kishte kërkuar të strehohej.

OPINIONE

INTERVISTA