Sukses i ministrit Bushati: Shqipëria heq vizat për shtetasit Kolumbianë

GJERGJ THANASI

Mediat kolumbiane në kor po vlerësojnë qeverinë kolumbiane, që ka arritur suksesin e rradhës në politikën e jashtme. Dy vende evropiane Shqipëria dhe Moldavia kanë hequr vizat për shtetasit kolumbianë. Në vitin 2010 kolumbianët mund të shkonin pa vizë vetëm në 25 vende, ndërsa pas heqjes së vizave nga Shqipëria dhe Moldavia bëhen plot 76 vende , që kanë hequr vizat për shtetasit kolumbianë.

Mediat kolumbiane theksojnë se përpjekjeve të Ministrisë së Jashtme të Kolumbisë për heqjen e vizave nga pala shqiptare iu shtua edhe lobimi i një grupi të fuqishëm biznesmenësh shqiptarë, që kanë kryer invetime të konsiderueshme në Kolumbi. Lobimi i këtyre biznesmenëve e bindi qeverinë e rilindjes kombëtare të Kryeministrit Rama dhe minsitrit të tij të jashtëm Bushati, që më së fundi të hiqte vizat për shtetasit kolumbianë, që duan të vizitojnë Shqipërinë për një periudhë më të shkurtër se 120 ditë.

Fatkeqëësisht nga dikasteri Bushati nuk ka asnjë njoftim sado të vogël për një eveniment të tillë, që padyshim do të shtojë kontaktet njerëzore dhe të biznesit ndërmjet Kolumbisë dhe Shqipërisë. Është cudi, që kur Shqipëria po regjistron disa dështime me partnerë kyc evropianë për ti bindur, që BE-ja të celë bisedimet për anëtarësim me Shqipërinë, mbahet terr informative për një sukses të tillë (heqja e vizave për shtetasit kolumbianë)të politikës së  jashtme të Shqipërisë.

Dikasteri Xhafa, ndonëse mjaft i interesuar për heqjen e vizave shqiptare për kolumbianët, fatkeqësisht nuk ka bërë as më të voglin njoftim për publikun për këtë sukses të rradhës së Rilindjes së Edi Ramës. Le të shpresojmë, që ERTV-ja do t’i informojë më në fund shqiptarët për këtë sihariq d.m.th. hyrjen në Shqipëri pa vizë të turistëve, biznesmenëve, dhe specialistëve kimistë kolumbianë./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne