Sulejman ef.Rexhepi letër ngushëllimi familjes Lata: I përjetshëm kujtimi për ty vëlla Ruzhdi

Kryetari i Bashkësis Fetare Islame në Maqedoni (BFI), Sulejman ef.Rexhepi i ka dërguar një letër ngushëllimi familjes së ish-Myftiut të BFI-së në Dibër dhe kryetarit të Dibrës, Ruzhdi Lata.

“Lajmi për kalimin në ahiret të vëllait tim, Ruzhdi Latës, më tronditi pamasë. E tillë është kjo jetë, në të cilën jemi kalimtarë të rastit. Kryetari i Komunës së Dibrës, Ruzhdi Lata, do të ngelë në mbamendjen tonë si personalitet me virtyte të larta, si Dibran i dashur e i respektuar prej të gjithëve, udhëheqës që ka bashkëjetuar me dhembjen dhe lumturinë e të gjithëve. Bashkësia Islame do ta mbajë në mend si një nga myftinjtë më të suksesshëm, myslimanët do ta kujtojnë si një hoxhë vizionar e i urtë. Personalisht unë do ta kujtoj si një prej bashkëpunëtorëve më të vyeshëm, si një kontribues i pashembullt në avansimin e jetës fetare si dhe në ruajtjen e unitetit fetar. Familjes së tij, miqve, kolegëve, bashkëpartiakëve të tij dhe mbarë dibranëve dhe myslimanëve të vendit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta. Merhumin, vëllain tonë, Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me xhenet. Qoftë i përjetshëm kujtimi për të! Një Fatiha për shpirt të rahmetliut, efendi Ruzhdi Latës. Vllau juaj Sulejman Rexhepi”, thuhet në letrën e ngushëllimit të kreut të BFi-së dërguar familjes Lata.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne